“Ka diçka që nuk shkon”, Enkelejd Alibeaj zbardh ‘trukun’ e mazhorancës për ndryshimet kushtetuese 

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve se ka diçka që nuk shkon me propozimin e mazhorancës që në mbledhjet e ditëve tek të diskutohet iniciativa e opozitës, ndërsa në ditët çift të diskutohet iniciativa e mazhorancës.

Mazhoranca ka propozuar zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut, ndërsa opozita ka kërkuar ndryshime që përfshijnë vetingun e politikanëve, reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Sipas Enkelejd Alibeajt, mazhoranca e bën me qëllim këtë ndarje të iniciativave, duke mos lejuar diskutimin e nismes së opozitës në ditët kur diskutohet iniciativa e mazhorancës , apo anasjelltas.

Alibeaj këmbëngul se pas ksaj ndarje fshihet diçka, sepse nuk ka arsye pse dy iniciativa që synojnë të njëjtën gjë, pra ndryshimin e kushtetutës, të mos diskutohen njëherazi.

Deputeti demokrat i bëri thirrje kryetares së Komisionit, Lindita Nikolla, që mazhoranca të heqë dorë nga kjo dhe të diskutohen të dy propozimet në të njëjtën kohë, në mënyrë që si mazhoranca ashtu dhe opozita të shpalosin propozimet e tyre dhe në fund të vendoset.

Fjala e plotë e Enkelejd Alibeajt:

Zonjë! Situata është shumë e qartë për këdo dhe ne duhet të jemi të siqnertë dhe për ata që na shohin. Propozimi juaj, sepse drejtoni juve mbledhjen e përbashkët të Komisionit të ligjeve dhe percaktoni ju kalendarin. Sipas asaj që unë shoh në kalendarin e ditës së sotme, krahasuar me kalendarin e ditës së hënë , e di çfarë rezulton? Në ditët tek të javës shqyrtojmë propozimin tuaj, në ditët çift shqyrtojmë propozimin tonë. Kushdo që na sheh kupton se këtu ka diçka, që nuk është keqkuptim, që nuk është se nuk janë marrë vesh, ka diçka që nuk shkon. Kaq eksperiencë që kanë këta njerëz që përfaqësojnë shqiptarët, e kaq profesionistë të mirë saç janë që përfaqësojnë në Këshillin e Legjislacionit, e ca në pozicionin tuaj, duhet ta kuptojnë se derisa bëhet fjalë për të ndryshuar të njëjtin tekst ligjor që është kushtetuta dhe ka paralelisht dy iniciativa, dhe ku rregullorja thotë se shqyrtohen në mënyrë të përbashkët në të njëjtën ditë të përcaktimit të mbledjes, ka diçka. Dhe duhet të jemi të sinqertë.

Përse e bëni ju këtë? Zonja kryetare përse nxituat juve? Iniciativa juaj të diskutohej në ditët teke dhe jona në ditët çift. Për një arsye fare të thjeshtë që duhet t’ia themi shqiptarëve. Kur të diskutojmë në ditët tek iniciativën tuaj , ju do të thoni ‘kemi vetëm zgjatjen e vetingut, nuk diskutojmë iniciativen tuaj për vetingun, reformën zgjedhore apo atë territoriale’. Kjo do të thotë se po i fshiheni fare pa elegancë një qëndrimi, qëndrimit tuaj për iniciativën tonë. Refuzoni që në start iniciativën tonë. Dhe nuk po e bëni hapur, po i fshiheni, duke thënë kalendari ynë është ky, të hënë, të mërklurë dhe të premte. Kjo është t’i fshihesh përgjegjësisë politike. Ne nuk ju kërkojmë juve që të pranoni iniciativën tonë që tani. Madje nuk e kemi fare këtë dëshirë. Në fund pasi të diskutohet se cili ka qëndrimin e vet politik dhe individual. Edhe ne për iniciativën tuaj po bëjmë këtë gjë ta diskutojmë. Janë të papranueshme ‘do ta votoni dhe pikë’. Për hir të procedurës, seriozitetit që duhet diskutuar secila nda dy çështjet, ne themi ta diskutojmë këtu në sy të publikut së bashku. Jo njëherë njërën ditën tek dhe njëherë njërën në ditën çift. Ku ti fshihemi njëri tjetrit për qëndrimet që kemi për iniciatavat. Kjo është ajo që po ndodh në fakt. Mendimet e akademikëve po, të shoqerisë civile po, të ekspertëve po, sepse nuk është kushtetuta vetëm e jona. Edhe iniciativa jonë nuk është vetëm jona, por e gjithë shqiptarëve.

Do bëjme të gjitha sforcot që shqiptarët ta kuptojnë, ta dëgjojnë dhe në fund të bëhet si iniciativë e përbashkët. Për këtë arsye jo vetëm që ke detyrimin që në përcaktimin e këtyrë iniciativave në të njëjtën trup, të flasim në të njëjtën kohë në këtë sallë për të dyja iniciativat. Aty secili prej nesh do të shpalosë qëndrimin politik dhe juridik. Mos na e mohoni këtë. Forca, aftësia, suksesi për të shkuar deri në fudn të njërës apo tjetrës iniciativë nuk varety nga forca e kartonave por argumentave. Varet sa përqafohet nga publiku, t’ia japim këtë mundësi publikut. Ata do na gjykojnë. T’i japim legjitimitetin dhe efikasitetin e ndryshimit kushtetues. Një proces i shëndoshë jep një produkt të shëndoshë.