JO Z. KRYEMINISTËR !

 

Nga Zef Zefi

 

mendojnë mirë kur të dalin nga shtëpia…”

Jo z. Rama, kjo nuk është gjuhë kryeministri. Nëse s’mund të themi se kjo është gjuhë e njërit nga ata, dmth gjuhë banditi, mund të themi se kjo nuk është gjuhë institucionale.

Institucioni i Kryeministrit ashtu si gjithë institucionet e tjera u përket atyre që e paguajn.

E keni detyrim kushtetues të mbroni e garantoni jetën e çdo nështetasi qoftë ai edhe bandit, duke i parandaluar, gjurmuar, dokumentuar e arrestuar, për per tua hequr mundësinë atyre të bëhen të rrëzikshëm si për jetën e qytetarëve të thjeshtë ashtu dhe për jetën e njëri-tjetrit.

Mikrofonat që të mberrijnë para gojës, nuk i drejtohen Edi Ramës, por institucionit. Dmth kryeministrit.

E në këtë rast thirrja apo deklarata Kryeministrit më e pakta është antikushtetuese, sepse autorizoni vrasjen, anarkinë, kaosin midis shtetasve ndersa në rastin më ekstrem është disfatizëm, anullim i shtetit të së drejtës, për të cilin shqiptarët të kanë thirrur për të kontribuar.
Dhe nuk po e bëni z. Kryeministër, ose po e bëni keq.
Shumë keq madje. Dhe për këtë ka dhe penalitete, mos harro z. kryeminister