Jo statuti, përfaqësimi politik është halli i madh i PD-së

Nga Nebil Çika

E djathta shqiptare, ajo zyrtare dhe ajo reale, po përjeton një krizë të dukshme politike , një ngërç nga i cili po lëngon ne këto 28 vjet te pluralizmit politik ne Shqipëri. Për shkaqe historike ajo u gjend ne vitin 1990 e shpartalluar fizikisht për shkak të gjenocidit te ushtruar mbi te ne 45 vite diktaturë komuniste .Demokracia e re, e ngjizur ne kushte diktature,sidomos konfigurimi e drejtimi politik i sajë u kontrollua e ndoshta edhe planifikua nga vete komunistët në fundin e pushtetit te tyre diktatorial duke prodhuar një të djathtë politike zyrtare hibride qe ne fakt nuk përfaqësonte e nuk përfaqëson të djathtën reale shqiptare atë historike e aktuale .E përfaqësuar nga PD-ja dhe disa parti të tjera me të vogla e djathta politike shqiptare nuk i shpëtoi dot ndikimeve dhe kontrollit komunist duke mos arritur dot kurrë te përfaqësoje të djathtën elektorale megjithëse mori disa herë mbështetjen masive te saje. Për shkak të periudhës gjysme shekullore nën sundimin komunist antikomunizmi ishte dhe mbetet ideologjia bazë dhe motivimi politik e elektoral e të djathtës shqiptare me të cilin përfaqësuesit politik të sajë kanë abuzuar aq shumë .Kur them antikomunizmi nuk e kam fjalën vetëm tek retorika por tek gjithçka qe lidhet me aktivitetin politik te se djathtës , ideologjia , filozofia politike,programi dhe pa dyshim përfaqësimi politik ( burimet njerëzore ) .Është e thjeshtë,e djathta duhet te beje të kundërtën e atyre qe bënë e po bëjnë komunistet ne te gjitha fushat . Dallimi thelbësor midis të djathtës dhe të majtës komuniste është koncepti mbi shtetin. E djathta bazohet mbi shtetin e te drejtës ndërsa e majta mbi shtetin ligjor,dallim qe ne Shqipërinë post komuniste nuk ekziston . Shteti i të drejtës synon qe ligjet e rregullat të bazohen te drejtësia ndërsa shteti ligjor tek zbatimi i ligjeve e rregullave te përcaktuara nga politika pavarësisht ne se ato janë të drejta apo jo. Diktatura komuniste ishte një shtet i ashpër ligjor, por ligjet e saje garantonin padrejtësinë ekstreme gje qe ne forma te tjera vazhdon edhe sot . E keni dëgjuar ndonjë herë Kryeministrin Rama apo qeveritar te tjerë te flasin për shtet te se drejtës? Vetëm për shet ligjor flasin,për zbatimin e ligjeve te tyre të pa drejta. Por shtetin e te drejtës nuk e beri dot ,a madje as nuk e tentoi as PD-ja dhe aleatet e sajë të djathte kur ishin ne pushtet .Ligje qe lidhen me te drejtat themelore te njeriut si ai i pronave 7051,kthimi dhe kompensimi i pronave,legalizimit,ndëshkimi i krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit ne diktature etje ishin dhe janë ligje që e bëjnë shtetin shqiptar ligjor por jo të së drejtës.

Përfaqësimi politik problemi real i PD-së

Ka kohe që e djathta zyrtaren ,PD-ja,është përfshire në një debat te brendshëm për shkaqet e dështimit te saje elektoral ne tre zgjedhjet e fundit , dy politike dhe një lokale . Aktoret e përshirë ne debat , kryesisht ish drejtues te larte te PD-se dhe lidershipi aktual po rrahin ” ujë ne havan” duke e orientuar debatin ,jo pa qellim, ne arsye teknike si statuti dhe (mos) zbatimi i tij, aftësitë politike e intelektuale te lidershipit të ri etje si këto te gjitha te lidhura me faktin se debatuesit kundër janë te pakënaqur për shkakun se nuk ishin përfshire ne listat fituese apo ishin lëne fare jashtë listave nga kryetari Basha . Arsyet teknike e personale te çojnë pa tjetër ne debat teknik e personal si ky që po shikojmë çdo ditë në medie e rrjete sociale Un ,por besoj edhe shume te tjerë, mendoj se halli madh i PD-se nuk është statuti e as lista Basha por (mos) përfaqësimi politik e elektoral i te djathtës prej saje,gje që nuk ka nisur tani por që me themelimin e saje , 28 vjet më parë. Gjendja a aktuale është produkt i veprimtarisë se saje politike sidomos te periudhave kur PD ishte ne pushtet, asaj qe thamë me lartë , devijimit nga parimi klasik i te djathtës: shtetit te së drejtës .PD ,parimisht . me hile apo jo , lindi si parti antikomuniste pasi në 1990 vetëm antikomunistet ishin te pa përfaqësuar politikisht, komunistet e kIshin partine e tyre . Antikomunistet, e deklaruar apo jo, e përkrahen atë pavarësisht se ne krye te saje ishin ne mase ish komuniste apo njerëz te privilegjuar madje edhe te infiltruar te komunizmit . Dy here ne jetën e sajë politike PD ka arritur fitore bindëse në 1992 , 2005 kur ju rikthye ne retorike antikomunizmit . Nga përvoja dihet qe PD arin te fitoje zgjedhjet e vetme ne se ja mbërrin te nxjerrë masivisht në zgjedhje te djathtët antikomuniste dhe ne te dy rastet qe përmenda me lartë kjo ndodhi . Me thoni një rast kur shqiptaret kane dalë mbi 60% ne votime dhe nuk fiton PD ?! Por po ta shikoni me kujdes, pas çdo fitore te bujshme PD-ne e pa pasuar një humbje e bujshme. Përse ndodh kjo ?! Ky duhet te ishte dhe është realisht debati në PD dhe jo ai qe po ndodh sot .Ndodh se PD-ja ne pushtet e për interesa te tij devijon dukshëm nga interesat e elektorit te saje të djathtë . Fakti qe PD nuk ka qenë dhe nuk është një forcë e djathtë politike është pranuar publikisht nga lideri i sajë historik Sali Berisha. “ PD nuk është një pari ideologjike” tha ai , duke i dhëne fund çdo iluzioni e pretendimi zyrtar qe PD ehte një parti e “qendrës se djathte” qe ne fakt është një përcaktim ideologjik , edhe PPE ku ajo është anëtare me te drejta te plota është grupim ideologjik pan-evropian i se djathtës. Çdo me thëne kjo tu thuash pas 28 vjetësh te djathtëve shqiptar dhe atyre evropian “ nuk jam i djathtë” ?! Z. Berisha duhet falënderuar për “sinqeritetin” por e thënë tani që nuk është vete ,de jure, ne krye të PD ngjan pak si pabesi apo siç thotë populli : “Hodha lumin të dh….sha kalin ” . Por jo vetëm kaq . PD ne mënyre te çuditshme e ka provokuar te djathtën here pas here me politikat e saje sidomos ato te përfaqësimit politik . Momenti me i vështirë politik e fizik për PD-ne dhe militantet e saje te djathte ka qene viti 1997 ku komunistet organizuan revolucionin e radhës. Shume drejtues e militante humbën apo rrezikuan jetën e tyre dhe të familjeve të tyre. Ardhja në pushtet në vitin 2005 e detyronte PD-ne si drejtuese e shtetit dhe qeverise te merrej te paktën politikisht dhe moralisht me atë qe i ndodhi ne 1997 si parimi i shtetit te se drejtës por ajo bëri të kundërtën. Kulmi mbërriti kur njeri prej drejtueseve kryesor te dhunës anti –PD, Arben Imami u mor nga Berisha si shef kabineti e me vonë u vendos ne krye te listës se deputeteve për te përfunduar ministri i mbrojtjes ne 2009 . PD provokoi bazën e sajë elektorale te përndjekurit politikë të komunizmit duke caktuar djemtë e sekretareve te pare te PPSH si Ilir Rusmali për të bërë Ligjin e Kompensimit financiar te tyre. PD e “mbushi kupën” kur zgjodhi ne krye të drejtësisë shqiptare Gjykate Kushtetuese Prokuror etje persekutorë komuniste , drejtues të larte te Sigurimit te Shtetit apo pinjollë te tyre. Ne krye te kthimit te pronave njerëz qe nuk kishin asnjë lidhje me pronën përveç ryshfeteve qe u merrnin pronarëve legjitimë. Sot te gjithë këta janë pjese e korit te kritikëve te lidershipit aktual te PD , Dhe ja , produkti politiko-elektoral i kësaj politike mosmirënjohëse te PD-se ,ishte rezultati katastrofe i zgjedhjeve te vitit 2013 . Çfarë i ndodhi PD?! Ne mungese te një alternative E djathta e zhgënjyer nga PD (jo ideologjike ) abstenoi , thjeshte nuk doli në zgjedhje masivisht . Te majtës superideologjike i mjaftuan te gjitha votat e saje për fituar zgjedhjet , madje bindshëm por ne total votat e saje ndryshuan pak apo aspak nga zgjedhjet e mëparshme. Zhgënjeu PD-ja , nuk fitoi e PS-ja.
Të kuptohemi nuk kam asgjë me Berishën . E respektoj për atë që ka bere ! Po ta mendosh se nga vinte, ka bere shume me shume se sa pritej , te paktën nga unë . Ne te djathtët antikomuniste gabuam ne perceptimin tone për z. Berisha . Ne besuam dhe prisnim qe ai te mendonte e te vepronte si ne . Por kjo nuk kishte asnjë shans te ndodhte , se ai nuk vjen nga ne , por nga ana tjetër….!

Krizë identiteti , jo lodershipi

Ndryshimi politik ne krye te PD-së pas dorëheqjes se z.Berisha nuk do te ishin te mjaftueshme në se kreu i ri z. Basha nuk do të bënte ndryshime e duhura ne te gjitha aspektet gje qe ne 4 vitet e pare nuk ndodhi ajo qe duhej . I mbetur jashtë parlamentit për shkak te angazhimit ne Bashki, Basha nuk arriti te ishte lideri me “kohe te plote” i PD-se ndërkohë qe drejtimi i PD  dhe grupi parlamentar ishte i përzgjedhur nga Berisha , ne mase armiqësore apo mospërfillës ndaj tij . Zgjedhja e posteve të tjera pas Bashës ne PD solli një rrëshqitje te fortë majtas qe tronditi edhe me besimin e elektoratit te djathte , Sekretar i Përgjithshëm me një votim te manipuluar , pa siguruar shumicën e nevojshme te përcaktuar me statut u zgjodh avokati i familjes se diktatorit komunist Enver Hoxha,  Arben Ristani , një “dizaster” ne se do te citoja fjalët e Berishës për ndihmësit e Bashës ndërkohë qe e gjithë kupola e PD-se vinte gjenetikisht nga e majta . E gjithë kjo ndodhte nen frymën e filozofisë se deklaruar nga Basha për vazhdimësinë e linjës se Berishës në PD. Kjo e rriti edhe më shumë hendekun e PD-se me elektoratin e djathtë që , i djegur nga qulli i frynte kosit , duke ndjekur me kujdes lëvizjet e Bashës ne liderishp. Ne fund para zgjedhjeve Basha beri një lëvizje te papritur duke lënë jashtë liste për deputete ,apo ne vende te pa garantuara si fitues ish drejtues e drejtues te larte te PD-se se vjetër pjese e problemit te saje me elektoratin por nuk qe e çoi dot deri atje ku i duhej . Ne planin politik e ideologjik pothuajse nuk lëvizi asgjë. Për kushtet ne te cilat u zhvilluan zgjedhjet e qershorit 2017 nuk mund te verifikohet ne se kjo lëvizje pati efekt elektoral por sigurisht qe ngjalli shpresën për ndryshimet e shumëpritura. Kjo tendence e Bashës per ndryshime pati reagimin e fortë te “kanakarëve” te z. Berisha reagim qe i mekur vazhdon te dëgjohet edhe sot por mori mbështetjen e forte te të djathtëve. Prova gjenerale e kësaj beteje te brendshme ishte protesta e 18 prillit 2018 ku me shume se 150 mije shqiptare ju përgjigjen thirrjes se tij për te dale ne shesh . Pas kësaj kritiket duhet te heshtnin por sigurisht ,këta lloj kritikesh nuk mund ta bëjnë dot këtë. Por siç thash Basha vetëm ka dhenë sinjalin se mund te ndryshoje PD-ne , ta kthejë atë në hullinë ideologjike te djathte si e vetmja mundësi ne dispozicion te tij për ta shpëtuar nga shpartallimi. Ai e di, ne e dimë, ka se ka vetëm një rruge qe PD te mbijetoje , te behet e qendrës se djathte ne t gjithë aktivitetin e funksionimin e sajë politik, nga ideologjia tek burimet njerëzor duke ngjallë besimin e marrë sërish përfaqësimin politik të së djathtës shqiptare. Drejtues analiste te PD , justifikojnë kursin e amajte te PD me pretendimin qe “populli shqiptar eshte i majte”  . Po ku e dine qe eshte i mjate kur qe  nga viti 1939 nuk i eshtekurre me nje alternative politike  e elektorale  e djathte Provojni nje here dhe shikoni se si voton ky poull.  Shume miq të mi e lexues më thonë se lodhem kot me shpresën dhe përpjekjet qe PD te behet e djathtë por un besoj se ende . Besoj për faktin se shumica dërmuese e militanteve dhe strukturave te saje ne baze janë te djathte dhe antikomuniste ndërsa e kundërta ka ndodhur ne majë te saje. Besoj qe ludershipi i ri i ka mundësitë ta zhvendos atë ne pozicionin politik e ideologjik qe i takon . Kuvendi qe po organizohet këto dite është edhe mundësia e madhe e Bashës për ndryshim . Ne se nuk e beri ne qafte paste veten . Po i drejtohem atij me fjalët qe ia vete i ka thëne Rames ne Kuvend: Po me gënjeve një here është faji yt , po me gënjeve dy here është faji im .

Plani B

Si përfundim dua te theksoj se sido qe te vejë puna ka gjithmonë një plan B . Nga kontaktet dhe informacionet e mia si Kryetar i Shoqatës Antikomuniste te të Përndjekurve Politikë te Shqipërisë di që nga mërgata në SHBA dhe Evrope si dhe grupe intelektuale e politike ne Shqipëri ka një përpjekje ne organizim e sipër për një te djathte politike te re , qe do te bushte hapësirën e lënë bosh fati i te cilës do te përcaktohet nga reagimi ne këtë moment e mundësi të fundit te PD-se për tu kthyer në jetë . Kam dëgjuar e lexuar  deklarata qesharake nga këta te qejfmbeturit e PD ,qe edhe pse nuk kane as familjet e tyre nga pas ,te kërcënojnë Bashën se do bëjnë parti te tyren se si ai nuk i përfill madje ne se ai nuk  u dorzon kreun e PD-se . Mendoni çfarë mund të bëjmë te djathtët antikomunistë te përndjekur politikë te komunizmit e pronare etje, qe janë se paku me shume se 35 % e popullsisë ne se PD-ja nuk deshiron  te jetë përfaqësuesja e tyre reale,  ideologjike ,politike e elektorale . Kaq.