Java e fundit e Rilindjes ose protesta e shpresës!

Nga Qamil Gjyrezi
Për të kthyer shpresën për të ardhmen në Shqipëri, duhet që kjo javë të jetë java e fundit e qeverisë Rama, qeveri tranzitore pa Edi Ramën/Kryeministër dhe zgjedhje të lira, për të ardhmen tonë, ekonominë, stabilitetin dhe integrimin!
Protesta e datës 16. Shkurt.2019 duhet të kthehet në një protestë të shpresës për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Kjo proteste e vecantë në këto 28 vite duhet të shënojë fundin e oligarkëve të Edi Ramës dhe të ngjalli shpresë tek të gjithë, vecanërisht për të rinjtë e Shqipërisë. Prandaj kjo është dhe duhet të jetë java e fundit e Ramës me Rilindjen e tij që e shkatërroi Shqipërinë në të gjitha planet. Edhe një javë na ndan nga largimi i Ramës dhe Rilindjes. Edhe një javë na ndan nga qeverisja e mbrapshtë për të gjithë shqiptarët kudo që janë, jo vetëm në Shqipëri. Rama dhe Rilindja po i prishin punë edhe shqiptarëve jashtë kufirit shtetëror. Rama “fut hundët” në projektet e mëdha gjeopolitike sic është ndarja e Kosovës. Ky projekt i mbrapshtë do të futet në “historinë masonike” të Rilindjes dhe Edi Ramës.
Qeveria e Ramës, ose qeveria e oligarkëve, e shkatërrimit të ekonomisë, arësimit, infrastrukturës, shëndetësisë, pa përmendur kulturën që e ka shkatërruar, i ka ditët e numëruara. Qerveria e Ramës funksionon vetëm formalisht këtë javë.
Qeveria e Rilindjes erdhi me premtime të mëdha në të gjitha fushat e zhvillimit. Mbas gadi 6 vitesh, në këto ditë të mesit të Shkurtit 2019, përfundoi në një qeveri oligarkësh, hajdutësh qeveri e krimit e lidhur me krimin e organizuar në vend dhe atë rajonal.
Edi Ramën nuk e fton asnjë kryeministër serioz në Europë dhe në vendet e tjera të rëndësishme përvec kontinentit tonë.
Ekonomia ka shkuar drejt fundit dhe shkatërrimit total. Edhe një maturant që ka pak njohuri për ekonominë, mund të analizojë rrënimin total të ekonomisë. Prindërit që punojnë natë e ditë nuk kanë mundësi të mbajnë edhe adolshentët në shkolla të mesme, jo më të rriturit në Universitete. Vetëm fëmijët e oligarkëve shkollohen në shkolla të shtrenjta. Shumë maturantë në Shqipëri punojnë për të ndihmuar prindërit e tyre që kanë të ardhura shumë të ulëta. Kjo është e pafalshme për të rinjtë, që duhet të edukohen dhe formohen në të gjitha planet mendore dhe fizike. Përdhunimi në shkollën “Rilindja” i vajzës 14 vjecare në Kavajë, tregon qartë crregullimin “psikik dhe personal” të adolshentëve që edukohen mbrapsht në këtë periudhë dhe që kërkon një trajtim dhe vemendje të vecantë nga specialistët e fushës dhe qeveria. Policia e fshehi skandalin në Kavajë. Të gjithë janë të lodhur nga Rama dhe Rilindja.
Prandaj kjo javë është java e fundit e Rilindjes. Të gjithë demokratët intelektualët, të rinjtë dhe të panagazhuarit politikisht duhet të marrin pjesë në protestën historike të 16. Shkurtit. 2019. Kjo protete organizhet për të larguar Ramën dhe Rilindjen nga karrigja që e mban me paratë e krimit dhe korrupsionit.
Kjo protestë është historike, mbasi do të sjelli fundin e oligarkisë në Shqipëri.
Protesta e 16. Shkurtit do të organizohet për cmimet e energjisë, naftës dhe taksave më të larta në rajon.
Protesta do të organizohet, për arësimin e degraduar në të gjitha nivelet, tekstet shkollore, arësimin e lartë për të gjithë.
Kjo proteste do të organizohet pë ata 290.000 famije që ushqehen vetëm një vakt në Shqipëri.
Zëri i njerëzve duhet dhe do të të dëgjohet në këtë protestë! Nuk duhet të bëhet politikë në këtë protestë! Kjo protestë nuk është protestë për të marrë karrige dhe siguruar poste dhe vende në parlament. Kjo protestë javën që vjen do të shënojë fundin e “oligarkëve mafioz rilindas”, që nuk e kanë mendjen tek njerëzit, por tek interesat e tyre të mbrapashta.
Kjo protestë bëhet që të mos arrestohen njerëzit e ndershëm, por të shkojnë prapa hekurave Vangjush Dako, Saimir Tahiri dhe oligarkë të tjerë, sic shprehet lideri Basha në takimet me qytetarët.
Java e fundit e Rilindjes dhe Ramës do të japi shpresë dhe besim për javë, muaj dhe vite të stabilitetit dhe integrimit të Shqipërisë, për një jetë më të mirë.
Java e fundit e qeverisë oligarke, duhet të kthehet në shpresë për të gjithë, për një të ardhme të sigurtë.
Komentet dhe analizat janë të tepërta. No comments!