Janë thjesht terrorristë komunistë !

 

Nga Nebil Çika

Shikoj që shume nga media por edhe komentues “të djathtë” po e trajtojnë dhunën e ushtruar sot nga qeveria ndaj protestuesve ne Tiranë si një demonstrim qe ndodhi ne 9 maj ditën e fitores ndaj nazizmit një këndvështrim komunist i kësaj date. Por ne fakt 9 maji është edhe rënia nen robërinë komuniste e shumicës se kombeve, popujve dhe popullsisë se Evropës. Një tirani qe zgjati 50 vjet dhe në shume nga këto vende përfshi edhe Shqipërinë vazhdon ende . Rama dhe qeveria e tij dëshmuan me dhunën e ushtruar pikërisht ne 9 maja faktin qe sundimi komunist qe nisi ne 1945 ende vazhdon . Fakti qe autore te krimeve te komunizmit si ish ministri i fundit i brendshëm i diktaturës komunistë Gramoz Ruci është ne krye te parlamentit dhe djalli i një tjetër autori te këtyre krimeve Edi Rama është drejtues i juntës ne pushtet , qe drejtësia , shërbimi sekret , forcat e sigurisë , ushtrisë , dhe agjencive te tjera te zbatimit te ligjit , madje edhe opozita janë te mbushura me ish komuniste e sigurisë apo pinjollë te tyre politike e gjenetike , janë fakte te mjaftueshme për te kuptuar qe komunistet e sundojnë ende këtë vend, popull e komb. Dhunën ne 9 maj ata e bëjnë si komunistë jo si fashistë. Përpjekja për ti etiketuar ata si fashiste apo naziste , me apo pa qellim është një tentative për të fshehur te vërtetën dhe manipuluar e mushtuar opinionin publik shqiptar e ndërkombëtar . Raporti me të vërteten ka qenë dhe ngelet problemi me i madh i shumicës se shqiptareve !

Gëzuar 29 nëntorin !