Italia mbyll pavionet pas rënies së të prekurve,Rama i nis dhe 60 infermierë të tjerë

Edhe pse Italia është me shifra shumë të përmirësuara të situatës nga Covid 19, Shqipëria bën një tjetër gjest bujar, duke çuar 60 infermierë në drejtim të vendit fqinj. Ata janë nisur gjatë paradites së sotme nga aeroporti i Rinasit, për të kontribuar në ndihmë të Italisë, por sigurisht që kostot do të paguhen nga shteti shqiptar.

Duke folur për mediat në Rinas, një prej infermiereve është shprehur se ajo momentalisht ka qenë e papunë, dhe se trajtimin më të hollësishëm për Covid 19 do ta marrin në shtetin italian.

“Ne sot jemi mbledhur për një si ndihmë për shtetit italian. Jemi rreth 60 infermier, jo të gjithë të punësuar. unë kam qenë zëvendësuese në QSUT, deri sa të presim radhën vendosëm që të ndihmojmë Italinë. Na njoftuar dy javë më parë. E dimë që do kemi viruse dhe në do të japim maksimuin si staf që jemi, dhe besoj që do dalim faqebardhë.

Unë jam nënë me tre fëmijë, janë mërzitur. Nuk kemi bërë trajnim, por unë që kam punuar, e di si është puna, trajnimi, na kanë thënë që do trajnohemi atje dhe pastaj do fillojmë punë. Janë nga gjithë Shqipëria. Ne do të shkojmë në Romë, por spitalin e vendosin ato. Mesazhi është për të gjithë që të mbajnë distancë, rregullat e higjienës dhe do të dalim faqebardhë”, tha infermierja. (E.K/Faxweb.al)