Itali- Lombardia përballet me protesta dhe dorëzim çelësash nga bizneset

Protesta simbolica dei commercianti in piazza Scala con la consegna simbolica delle chiavi al sindaco a causa della crisi causata dall’emergenza epidemia coronavirus Covid-19, Milano, 29 aprile 2020. Ansa/Matteo Corner
Italia e cila u godit rëndë nga vala e koronavirusit dukë lënë pas një numër mbi 20 mijë përsonash që humbën jetën po përballet me një tjetër problem. Në fakt pritej një gjë e tillë ajo e krizës financiare.

Janë disa subjekte në Lombardi të cilat nuk kanë rënë dakord me vendimin që ka marrë qeveria për rikthimin e tyre në punë pas situatës së koronaviruist. Kështu ata janë ngritur në protest dhe kanë dorëzuar çelësat e bizneseve të tyre qeverisë

Protesta e u zhvillua afër Komunës së Milanos në orën 11:30 të mëngjesit ku morën pjesë 2,000 tregtarë dhe çelësat e po aq bareve dhe restoranteve.

“Ne do t’i dorëzojmë 2 mijë çelësa restorantesh, dyqane bukurie, parukeri, kinema pranë Komunës në protestë. Ne nuk e dimë nëse do të kemi mundësi të rihapemi në qershor, sepse me këto rregulla, ne kemi pësuar një rënie të qarkullimit prej 70% dhe do të duhet të investojmë për të përshtatur aktivitetet tona në masat e reja të sigurisë. Ne jetojmë në bindje dhe për momentin as nuk e dimë nëse një familje prej 4 vetash mund të ulet së bashku në një tavolinë bari apo të një restoranti”- shpjegoi promovuesi dhe restauratori Alfredo Zini sot në mëngjes .