Ishte një ferr …. – Lindita Miloti rrëfen jetën në familjen e hetuesit të Sigurimit Xhevdet Miloti

 

Nga Jozef Radi

Kush është Lindita Miloti?
Kam lindur në qytetin Shkodër në fillim të viteve ’60, jam larguar nga ky qytet në vitin 1967 dhe
jemi vendosur në Tiranë. Jam e bija e Xhevdet dhe Sabahet Milotit. Kam studiuar për Ekonomi në
Universitetin e Tiranës në periudhën 1980-’84, e më pas kam punuar si ekonomiste në Kombinatin
“Misto Mame”. Në moshën 28 vjeçare e kam lënë Shqipërinë, dhe prej 28 vitesh kam jetuar midis
Italisë dhe Anglisë. Vitet e fundit, në përpjekje për të dëshmuar një pjesë të rëndësishme të jetës
sime dhe të vellait tim, kam shkruajtur një autobiografi modeste, ende në dorëshkrim të titulluar:
“Mendimi sundues”. Për t’i paraprirë botimit të këtij libri, po përpiqem t’i jap njifarë skicimi vehtes
dhe jetës sime…
Jetën time, do ta ndaja në dy periudha të rëndësishme: Jetën nën komunizmin shqiptar dhe
jetën në kapitalizmin e botës. Këtyre dy periudhave, u përkasin edhe dy pamje krejtësisht te
ndryshme prej njëri-tjetrit të personalitetit tim, që në një farë mënyre më kanë bërë një person me
dy karaktere. E vetmja gjë që unë besoj se i bashkon këto dy Lindita është forca e brendëshme
shpirtërore.
Lindita shqiptare e periudhës së komunizmit, është një fëmijë e trembur dhe një vajzë e
sunduar nga prindërit. Ajo është rritur pa e njohur dashurinë prindërore, dhe mendon se jeta është
vetëm pësim, dhimbje dhe fyerje nga prindërit dhe të tjerët; Ajo mendon se në jetë ka vetëm
urdhëra për t’u zbatuar e nënshtrim ndaj tyre, kjo e diktuar nga dhuna prindërore… Si rrjedhim
edhe jeta jashtë familjes është vazhdim i kësaj dhune. Ndoshta kjo është arsyeja që kjo Linditë
është e egër, asociale – që s’bën miqësira me askënd, pse çdo shoqe e çdo njeri, paraqet një rrezik
për ta poshtëruar. Ajo është gjithmonë e trembur dhe nervoze; nuk i pëlqen jeta; dhe të jetuarit
për të është një torturë e pafund.
Linda jashtë realitetit shqiptar, është në betejë të vazhdueshme për ta lexuar e kuptuar ndryshe
vehten. Në Itali, mësoi Abc-në e sjelljes humane, brenda edhe jashtë mureve të shtëpisë. Mendoj
se kjo Lindë, bëri të pamundurën ta merrte përdore Linditën shqiptare, sepse ndjente keqardhje për
të. Ajo e mësoi si të jetojë, si të përkushtohet, si të sakrifikojë e për rrjedhojë edhe si të sillet
paqshëm me vehten, në botën rreth saj dhe në shoqëri. Kështu, pak nga pak jeta e saj filloi të
marrë ngjyra… e kjo përbën personalitetin e ri të Lindës jashtë realitetit të vendlindjes.
E megjithatë, mund të them se kjo Lindë s’ka arritur ende të gjejë plotësisht qetësinë shpirtërore,
prej një periudhe traumatike të fëmijërisë së humbur e të dhunuar prej vullnetit të prindërve të saj.
Ajo, s’e mori kurrë ndjesën që priste prej prindërve të saj. Ndaj, brenda saj vazhdon të jetojë ajo
Lindita shqiptare, të cilës herë mbas here, traumat e shkaktuara nga familja i shfaqen në çaste të
ndryshme të jetës. Unë besoj se kjo ndodh që Linda e botës së lirë, befas takohet me Linditën e
egër shqiptare. Si duket, edhe me kalimin e viteve, kjo Lindë po arrin ta zbusë atë Linditën
shqiptare. Edhe pse shpesh ndjehet me turp prej saj, në të njejtën kohë përpiqet ta ngushëllojë
përmes kurajos së fituar në vite, Linditën shqiptare e cila është një viktimë fatkeqe si shumë të
tjera, po s’është fajtore për asgjë.
Ngushëllimi i vetëm sot është vajza e saje, të cilës i ka dhënë gjithë dashurinë e munguar, e që ka
qënë krijesa që e shtyu ta shkruaj këtë libër e të bëhet pjesë e vuajtjes se saje, të nxisë të besojë
se e keqja duhet luftuar me çdo mënyrë që ajo të mos përsëritet e të mos shkaktojë trauma për të
tjerë…
.
Si do ta përshkruaje jetën ose botën tënde në rrugëtimin e derisotëm ku ndodhesh, duke
besuar se vazhdimisht je përpjekur të japësh më të mirën tënde?
Jeta ime, pra edhe bota ime në rrugëtimin e ndjekur deri më sot, është një betejë e përditëshme në
paqtimin dhe bashkëjetesën e këtyre dy personazheve: Ndodh që një rrugë e shtruar me mundim
prej Lindës italiane të jetë prishur në të njëjtën kohë prej Linditës shqiptare. Këto dy faqe të së
njëjtës medalje, mundohen për më të mirën, por pa e kuptuar e shkatërrojnë vazhdimisht njëratjetrën, ndoshta kjo është arsyeja që jeta të dy Linditave vazhdon të jetë e vështirë.
Jam përpjekur e përpiqem vazhdimisht për t’i dhënë vehtes dhe jashtë saj më të mirën, shpesh më
e mira ime është shkatërrim me vetëdije i asaj vehtveteje që është thelbi i jetës sime. Diçka që s’po
arrij ta kontrolloj e ta sundoj. Siç duket këto janë pasoja të fituara nga fëmijëria, që s’më lëshojnë.
A ka ekzistuar fryma e diktaturës në familjen tuaj, dhe çfarë gjurmësh ka lënë ajo tek ju?
Diktatura s’ka qenë një ide, por mund të them që ajo ishte një mënyrë jetese e familjes sonë.
Gjurmat e saj ishin të përditshme, të përorshme, të çdoçastshme ndër ne. Padiskutim, ishte hija e
rëndë dhe e frikshme e babait tonë, Xhevdet Milotit, së pari mbi nënën tonë Sabahet Miloti, e cila
më pas me injorancën e saj e shtrinte hijen e tij edhe mbi ne fëmijët. Si më e vogla e tre fëmijëve,
duket se unë e kam vuajtur më shumë ashpërsinë që Sabaheti ushtronte ndaj vëllait tonë Agron
Milotit, që ishte më i madhi i fëmijëve, po edhe ndaj motrës tjetër Ermira, e së fundi edhe ndaj
meje dhe gjyshes sonë, dritë pastë, që ishte shpirt njeriu, Lutfije Miloti (nëna e Xhevdetit). Në
pjesën më të madhe të kohës, ne ishim me Sabahetin, dhe ishim katër viktimat e sajë, mbi të cilët
ajo shkarkonte frikën, terrorin dhe urrejtjen që kishte për burrin e sajë Xhevdet Miloti, të cilit nga
një anë i nënshtrohej me zell si shpirt inferior që ishte, e nga ana tjetër na keqpërdorte ne
fëmijëve.
Sabaheti, u thoshte gjithë njerëzve që takonte: “Fëmijtë e mi le të vdesin, boll që fëmijëve të botës
mos t’u ndodhë gja kur ata janë në kopësht me mua!” Këtë shprehje absurde, e kam dëgjuar me
veshët e mi, mbasi e përsëriste shpesh, dhe s’arrija ta kuptoja, si një edukatore kopështi, e kishte
kaq të lehtë vdekjen e fëmijve të saj!!
Xhevdet Miloti e ushtronte vetë diktatin mbi ne fëmijët, duke na trajtuar thjesht si ushtarë, përmes
urdhërash me ton xhandari, poshtërimesh të vazhdueshme, duke shprehur shpërfillje ndaj pranisë
sonë, e duke shfryrë përmes një fjalori barbar që vetëm ai mundte si: shtazë, bushtër e keqe,
qelbësina, stervine etj. Në atë prani të paktë që ai kishte në shtëpi, ne ishim të mpirë si statuja prej
hijes së tij të frikshme. Në veçanti ndaj vëllait tim, Agronit ai ushtronte qëndrim të ashpër, shpesh i
bënte tortura të egra pa ndonjë arsye, dhe ndjente një përndritje të fytyrës kur na shihte të
dërmuar fizikisht e moralisht.
Ishte kjo atmosferë frike dhe terrori në familjen tonë, që ka ndikuar mos ta kuptonim si duhet, atë
çka ndodhte jashtë nesh…
Ishit pjesë e një familjeje që mund të quhet e nomenklaturës komuniste. Çfarë ke
kuptuar dhe çfarë ke ndjerë prej këtij fakti?
Ne bënim pjesë në atë kategori, vetëm si pozicion pune të babait, por s’është se kishim ndonjë
përfitim.
Nga ky fakt kam kuptuar, se “elitarët e vërtetë” kishin mjaft privilegje: si ata edhe fëmijët e tyre,
ndërsa në familjen tonë nuk ngopeshim me bukë dhe s’kishim asnjë privilegj.
Qysh fëmijë e kam ndjerë se gjendeshim në mes: as të përndjekur nga komunizmi dhe as elitarë,
ishim si të thuash të paklasifikuar. Gjithashtu, kam ndjerë shumë fallsitet midis emërtimit elitar dhe
faktit që ishim askushi! Kam ndjerë dëshpërim për të qënë dikush, e s’më lejohej të isha “dikushi”.
As nga familja e as nga sistemi komunist. Ishte si të thuash, një egzistencë boshe, e kotë, shpesh
lodhëse, sepse ishte pa asnjë kuptim.
Duke qenë bijë e një hetuesi me emër të zi në analet e dokumentave të diktaturës, e që
shfaqej sistematikisht me majën e shpatës së luftës së klasave… dhe ndëshkimeve më të
egra ndaj kundërshtarëve politikë, ndërsa e një nëne edukatore dhe mësuese… ç’do të
thoshte për ju një rrethanë e tilla?
Asnjëherë s’e kam ditur se ç’pune bënte Xhevdet Miloti. Po edhe sikur ta dija, as mund ta mendoja
se ç’ishte realisht profesioni i një hetuesi, në diktaturë. E vetmja gjë që Xhevdeti na thoshte ishte
qe ai punonte në Ministrinë e Brendëshme. Ai njeri kurrë s’na konsideronte ne si fëmijët e tij, as të
na fliste ndonjëherë për problemet tona. Për të tijat kurrë! Ai thjesht na përdorte e na shfrytëzonte
për qëllimet e veta. Ne ishim vetëm shërbëtorë të nënshtruar të tij. E shprehte qartë, se ishte
poshtërim të fliste me ne, të diskutonte me ne për probleme të ndryshme, për dëshirat tona, kurrë
asnjëherë. Kur uleshim në tavolinë gjithë bashkë, n’ato pak raste kur ai ishte në shtëpi, zotëronte
një heshtje e thellë torturuese. Nuk dëgjohej asnjë zë, asnjë zhurmë, s’pipëtinte askush, veç lëngut
të gjellës që e thithte Xhevdeti me një zhurmë të neveritshme, i vetmi tingull “i ëmbël” që kujtoj
nga të ngrënat bashkë në familje. Me sy të frikësuar, ne kërkonim ta mbaronim sa më shpejt
pjatën, ta linim tavolinën e të futeshim në dhomën tonë.
Sinqerisht, vetëm vonë, shumë vonë, kur filloi interneti në fund të viteve ’90, nisa të marr vesh se
babait tim i dilte emri si hetues kriminel i diktaturës. Ky fakt më tmerroi, dhe një ditë e pyes, por
ai, me atë stilin e tij të përçmimit s’më konsideroi fare, e s’më dha asnjë përgjigje. Edhe pse
tashmë isha në moshë të rritur, ai s’më konsideronte si fëmijën e tij, por thjesht si vegël e
interesave të tij materiale dhe aq. Këtë gjë e bëri deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Kur mora vesh se kush kishte qenë vërtet im atë, dhe i besova ato që shkruheshin në internet (jo
se mund të jenë të vërteta 100%), mendova: Ja pse edhe në shtëpi ai kishte pasur një sjellje prej
krimineli. Kështu, puzzli i dhimbjes time filloi të merrte formë. Mendoj se vetëm tani kam pjekurinë
dhe forcën e mjaftueshme për t’u treguar shqiptarëve pozicionin tim ndaj këtij krimineli, atë çfarë
unë ndjej për të e çfarë do të thoshte të ishe fëmijë e një përbindëshi si Xhevdet Miloti!
Mamaja ime Sabahet Miloti ishte një edukatore kopështi, por në thelb një injorante qe jeton akoma
sot ne moshen 84 vjeç dhe, e quaj fat qe ta marrë në fytyrë demaskimin tim. Ajo s’arriti kurrë ta
fliste gjuhën letrare, vetëm në dialekt komunikonte. Më vjen keq për ata që kishte nën kujdes,
sepse ajo s’dinte të edukonte askënd. Ajo s’kishte një grimcë dashurie as respekti për qeniet
njerëzore. Ajo vetëm i urrente ato, edhe sot ajo i urren njerëzit, ne na ka mësuar vetëm zilinë dhe
urrejtjen ndaj njerëzve. E njihte vehten se ishte injorante dhe e kompensonte këtë me fallsitetin që
u shiste prindërve të fëmijëve, si kulturën e sajë.
Prandaj pyetja juaj “si bija e një mësueseje” s’ka ndonjë përgjigje, sepse ajo s’ishte mësuese, po
një dhelpër, intrigante dhe e pagdhendur. Kush ishte pak i zgjuar, e kuptonte menjëherë si
dhelpërinë edhe trashësinë e saj.
Çfarë do të thotë për ju të jeni e bija e një hetuesi të diktaturës? Sot më vjen turp që jam e
bija e tij; së pari për krimet që ai ka bërë ndaj njerëzve të pafajshëm dhe dhimbjet që u ka
shkaktuar atyre dhe fëmijëve të tyre, pa llogaritur plagët morale që janë një dhimbje e përhershme
dhe e pangushëllueshme.
Do të thotë që traumën e pësuar prej Xhevdet Milotit (për të cilin unë ndjej vetëm urrejtje), do
kisha dëshirë ta bashkoja me urrejtjen e gjithë viktimave të pafajshme që pësuan prej tij dhe të
ndëshkohej qoftë edhe moralisht. Me shumë ankth kam pritur se ndokush mund të merrte hak në
vitet e demokracisë, por asnjë s’e bëri, atëherë vendosa unë të hakmerrem për vëllanë tim, për
vehten time e për të gjithë viktimat e tij që unë akoma nuk i njoh.
Këto vitet e fundit jam përpjekur të kontaktoj më shumë njerëz që mund të dinin diçka më
konkrete për krimet e Xhevdet Milotit. Fjala vjen i kam shkruar Fritz Radovanit, Agron Tufës, Jozef
Radit, Kastriot Dervishit, Kujtim Cekanit e të tjerëve nëse kishin diçka më konkrete për krimet e tim
ati, edhe pse me vonesë t’u kërkoja ndjesë, aq sa mund të vlente ndjesa ime…
Hakmarrja ime, është ngritja e zërit dhe sqarimi publikisht i shqiptarëve që pësuan, që unë ata i
kuptoj dhe e ndjej në shpirt dhimbjen e tyre, duke u bashkuar edhe dhimbjen time. Ndaj kam
vendosur të shkruaj e ta demaskoj deri në thelb atë qenie të përbindëshme.
Duke qenë nje person i mbyllur, ndoshta as diktaturën s’e kam kuptuar si duhet, as të vërtetat e saj
gjatë këtyre 30 viteve s’i kam përcjellë, as shkaqet dhe pasojat e tyre. Unë u largova nga Shqipëria
duke u përpjekur të riparoj traumën time të diktaturës në familje… Kështuqë, as përmasën e
diktaturës s’e kam kuptuar në dëmet e thella të shkaktura, dhe as rolin e Xhevdet Milotit ende s’e
kam fort të qartë as cila mund të jetë përmasa e vërtetë e krimeve të tij… Ndoshta mund të ketë
dorë në eleminimin e Hilmi Seitit, mbasi shpesh e dëgjoja vjedhurazi Xhevdetin që me tmerr ta
përmendte emrin e tij me Sabahetin…!!
.
4/15/2020 Kjo intervistë e shkulur prej dramave të mia… – Lindita Miloti rrëfen jetën e saj në familjen e Xhevdet Milotit | Radi and Radi
Si ishte jeta e fëmijëve të familjes Miloti, dhe sa ndikuan shërbimet e babait në jetën
tuaj?
Ne ishim tre fëmijë: Vëllai i madh Agron Miloti, motra Ermira Miloti (Kariqi) dhe unë Lindita Miloti,
më e vogla e fëmijëve.
Si ishte jeta e jonë? Sinqerisht, ka qenë një burg i vërtetë krijuar nga Xhevdet Miloti dhe ruajtur me
zell e kënaqësi sadiste, mee vetedije të plotë nga Sabahet Miloti.
Agron Miloti ishte i pari i fëmijëve. Ai e vuajti më shumë shpirtligësinë, injorancën dhe krimin e
prindërve. Xhevdeti dhe Sabaheti nuk na demostruan asnjëherë ndonjë shenjë dashurie për ne
fëmijët. Na urdhëronin përmes kërcënimeve dhe mallkimeve të bënim çka dëshironin ata… Nëse
nuk e bënim, kishim ndëshkime fizike të përditshme: shpesh na linin pa ngrënë. Vëllanë tim të
dashur, Agronin, kur ishte i vogël prindërit e braktisnin rrugëve në Shkodër, ndërsa vite më vonë
për ta hequr qafe, e çuan në Peshkopi, ku 8 vjeç i dhanë një drapër dhe ai vrau këmbën. E përshkoi
me të kockën e këmbës tej për tej. Kur u rrit u trajtua me detyrim e dhunë nga Xhevdeti dhe
presion e mallkime nga Sabaheti, që të vazhdonte Shkollën e Sigurimit, meqë vetë Xhevdeti
punonte në Sigurim. Agroni e urrente Sigurimin, ndaj Xhevdeti e torturonte, e rrihte me kamzhik
dhe rripin e pantallonave derisa Agronit i binte të fikët e i dilte gjak nga goja. Kujtoj një rast kur
Agroni ishte vetëm 15 vjeç. Sabaheti bënte roje mbas dere me qëllim që Xhevdeti të mos trazohej
në torturat e tij kriminale, që si duket ai i ushtronte edhe gjatë shërbimit si hetues. Aq shumë e
rrahu Agronin, sa ai mbeti pa ndjenja në mes të dhomës… E lanë mjaft kohë ashtu mes gjakut,
mbasi nuk e lajmëruan as ambulancën… Tmerri im ishte, mos Xhevdeti e vriste Agronin… ndërsa
Sabaheti, ishte bashkëpunëtore e Xhevdetit në ndëshkimet barbare ndaj edhe atë unë e konsideroj
një kriminele të mallëkuar. Per me teper ajo më pengonte ta shihja Agronin dhe t’i rrija pranë. Cila
është ajo nënë që lejon t’i preket fëmija në atë mënyrë? Prandaj them se ato dy monstra plotësonin
njëri-tjetrin. Ata s’duhej të kishin pasur dhuratën e të pasurit fëmijë, sepse ata na dhanë vetëm
urrejtjen e tyre. Është e trishtë të thuhet, po unë s’mbaj mend të na kenë puthur një herë, të na
kenë vënë dorën në kokë, të na përkëdhelur e të na nxisnin në jetë; të na pyesnin si shkonte jeta e
jonë, çfarë na mungonte e çfarë na pëlqente… Ata dinin vetëm të mallkonin e të na deprimonin
sistematikisht të tre ne fëmijëve.
Shërbimet e Sigurimit që bënte Xhevdeti ishin të shpeshta, o së paku kështu na thoshte. Ne s’e
dinim nëse shkonte për pune a për qejfe të veta personale, por di që në shtëpi ishte pak i
pranishëm, e kjo ishte për ne lumturi. Mjaft që ai të mos ishte.
Mungonte në shtëpi, edhe pse kishte marrdhënie të shumta me gra. Këto shërbime apo zhdukje
ndikonin keq në jetën tonë, sepse Sabaheti bëhej si e shkalluar nga xhelozia. Këtë e kuptonim nga
grindjet mes tyre, ku përmendeshin emra grash, dhe posa ai “humbte” për ca ditë, Sabaheti
shfrynte mbi ne fëmijët dhe gjyshen tonë të mirë, gjithë urrejtjen e sajë ndaj Xhevdetit. Këtë “cilësi
dashurore” të Xhevdetit e dinin shumë, e dinte edhe Sabaheti. Shpesh e acaruar ajo e hapte këtë
argument me Xhevdetin, duke i kujtuar se e dinte shumë mirë që kishte marrëdhënie seksuale me
gra të ndryshme në Shkodër, duke i kërkuar me insistim që të largohej prej tyre. Me kalimin e
viteve, Sabaheti e lodhur nga poshtërimet e Xhevdetit, filloi ta humbte vetkontrollin, e këto
muhabete i bënte edhe në praninë time. Shumë herë dëgjoja emra grash që ajo i shfrynte me
urrejtje. Një ditë kur gjendesha në Shkodër tek dajat, erdhi edhe Xhevdeti. Ai më mori me vehte
dhe më çoi te një dyqan mishi ku kasapi ishte me të shoqen. Kur befas u shfaq Xhevdeti, të dy ata
burrë e grua u mpinë nga pamja e tij. Ndërkohë, gruaja preu pjesën më të mirë të mishit që
Xhevdeti e merrte për Feçor Shehun për t’ia çuar në Tiranë, e ku gjithmonë hamalli i kësaj punë
isha une. S’do t’i harroj kurrë sytë e trembur të atyre dy të shkretëve që u sforcuan t’i
buzëqeshnin… Edhe pse e vogël, e ndjeva gjendjen e atij çifti, burrë e grua përballë tij… Çuditërisht,
emri i asaj gruaje i shfryhej shpesh Xhevdetit me urrejtje, nga Sabaheti. E ndjej edhe sot, e më
vjen keq që fati i kishte bërë të ndeshnin në jetën e tyre një kriminel si Xhevdet Miloti.
Bota e tre fëmijëve të Xhevdetit, ishte një botë pa ngjyra, ashtu bardhezi, kufizuar me përçmim e
dhunë sa verbale edhe fizike, një botë pa grimcë lirie, një burg në qiell të hapët, një botë pa
ëndrra, vetëm me frikë.
Mardhëniet me Agronin, si vëlla i madh, me kohë u bënë më të përzemërta. Edhe pse ai gjithmonë
ishte jashtë, mbasi ndiqte Shkollën e Sigurimit, e më pas në detyrat apo trasferimet e
herëpashershme në qytete të ndryshme. Ai nuk punoi asnjëherë në Tiranë. Në Tiranë duhej të ishte
Xhevdeti. Ishte ai që e shtynte dhe e kërcënonte të punonte ku kishte nevojë atdheu. Ky ishte
qëllimi i Xhevdetit, me të cilin e shfrytëzonte jetën e të birit. Kur vinte Agroni në Tirane, një herë në
muaj o dy muaj, ai na sillte diellin dhe pranverën, në atë burg të zymtë të familjes. Për mua, ai
ishte babai i munguar, ai që më këshillonte, që më përkëdhelte e ma donte të mirën me shpirt.
Ndërsa raporti me motrën time, qe shumë i ftohtë, gati inegzistent. Sabaheti për çdo gjë që bënim
na përçante, na fuste sherr e më pas na komandonte e të na kontrollonte me lehtësi, duke na
mbajtur të nënshtruara, ndaj instinkteve të saj. Për këtë, ndiqte me përpikmëri gjithë udhëzimet e
Xhevdetit, i cili na shihte nga larg, sikur s’i interesonte asgjë.
.
Sa ndikoi pozita e prindërve në jetën, shkollimin dhe profesionet tuaja?
Mendoj se pozita e prindërve, s’pati asnjë ndikim në shkollimin tonë. Pozitat, nëse do ti quajmë
kështu, ata i kishin për vehte, jo për ne. Atyre s’u interesoi asnjëherë e ardhmja e jonë. Duket
paksa e habitshme, por ata s’u interesuan kurrë për pasionet dhe ëndrrat tona. Kurrë s’ndodhi të
uleshim e të bisedonim për këto gjëra.
Kur erdhi koha të zgjidhja shkollen e mesme, Xhevdeti më tha: “Kjo s’është puna e ime”, dhe më
kërkoi të mos e bezdisja me pyetje. Ndërsa Sabaheti ishte e padukëshme, e papranishme. Ajo s’qe
asnjëherë në gjendje të prodhonte te ne një mendim pozitiv, nxitës, stimulues. Ajo përsëriste si
shirit fjalët që Xhevdeti e detyronte të na thoshte, vetëm kaq! Atë grua e kam dëgjuar vetëm të
bënte thashetheme për njerezit! Më shumë se kaq ajo as dinte, as mundte, sepse zilia e hipokrizia
ishin të vetmet ndjenja që përcillte e përfaqësonte si grua, edhe sot në moshën 84 vjeçare.
Cila është drama që jeton Lindita Miloti, dhe kur nisi ajo?
Jeta ime mbetet një dramë e pafund, prej ditës kur linda e deri sot. Kjo kryesisht prej këtyre dy
njerëzve shpirtzinj. Është e dhimbshme ta thuash, po ata njerëz ma kanë vrarë në shpirt kuptimin e
fjalës baba dhe nënë!!
Që e vogël, Sabaheti dhe Xhevdeti ma përsërisnin pafundësisht se ata s’e kishin dashur një fëmijë
të tretë, por meqë Sabaheti ngeli shtatzanë, atëherë me egoizëm e tradhëti ndaj një qenie që
s’kishte ardhur ende në jetë, e vendosën fatin e sajë. Fëmija i tretë do të ishte një shërbëtore në
pleqërinë e tyre!! Si të thuash, e kam ndjerë vehten të refuzuar nga prindërit e këtë frikë refuzimi e
kam pasur edhe kur dilja mes njerëzve. Qysh 10 vjeçe, më përdornin si shërbëtore: më duhet të
laja rrobat e tyre me dorë, se s’kishim lavatriçe; të laja shtëpinë; të dilja edhe vonë netëve për të
4/15/2020 Kjo intervistë e shkulur prej dramave të mia… – Lindita Miloti rrëfen jetën e saj në familjen e Xhevdet Milotit | Radi and Radi
www.radiandradi.com/kjo-interviste-e-shkulur-prej-dramave-te-mia-lindita-miloti-rrefen-per-jeten-e-saj-ne-familjen-e-xheudet-milotit/?fbclid=IwAR2… 7/9
blerë diçka që u mungonte, e as preokupoheshin çfarë mund të më ndodhte rrugës; duhej të
mbushja ujë me kova të rënda, disa herë ditën dhe natën nga një çezëm në bodrum e ta ngjisja në
katin e tretë; kur vinin drutë duhej t’i ngjisja unë lart; ashtu e vogël duhet t’ia çoja herë mbas here
një kofshë gjigante mishi, e ngarkuar si gomar në shtëpinë e Feçor Shehut, superior i Xhevdetit
(Xhevdeti ishte vegël e Feçorit). E mbas gjithë këtyre mundimeve, asnjë përkëdhelje, asnjë
falenderim, asnjë shpërblim, qoftë lekë për një akullore, po vetëm mallkime e ofendime prej tyre.
Për ta, ne s’ishim qenie njerëzore, po thjesht objekte për t’u përdorur e realizuar qëllimet e tyre!!
Dashuria, respekti, ngrohtësia dhe vlerësimi ishin zëvendësuar me abuzime të rënda psikollogjike,
shpesh edhe fizike, një superkontroll e shkelje e çdo vlere njerëzore. Simbas tyre, ne fëmijët ishim
sjellë në jetë vetëm për të shkarkuar narcizizmin pervers të Xhevdetit.
Pas ketyre lodhjeve te mija, fillonte sherri me motrën e madhe, shpesh pa arsye, sepse Sabaheti e
bënte me zell të madh cytjen. E kujtoj me neveri atë nivel të ulët të Sabahetit kur pa ndonjë shkak
shfrynte: “Lindita të vraftë Zoti; Të shtyptë makina; Të raftë kanceri, Të raftë pika; Mos e gëzofsh
jetën!” Kur ne të vdesim frigoriferin do t’ia falim Ermirës.” Kur ndodhte që rebelohej Ermira,
Sabaheti i turrej edhe asaj me namët: “Ermirë, të raftë pika; Një kancer në fyt ishalla; Të shtypte
makina; Mos qofsh moj shtrigë… Frigoriferin do t’ia falim Linditës kur të vdesim!”
Gjykoni ju, me çfarë niveli komunikonte “çedukatorja” Sabahet Miloti, e në çfarë ambienti të
përditshëm jam rritur unë dhe dy fëmijët e tjerë të hetuesit që të bënte gjëmën, Xhevdet Milotit!!
Por kjo situatë e familjes, i pëlqete Xhevdetit. Ndërsa në shtëpi plaste sherri kot, ai gjente rast të
ikte e të frekuentonte miq e mikesha të profesionit. Jashtë shtëpie Xhevdeti fillonte teatrin e tij,
duke i vënë maskë personalitetit dhe sjelljes. Trasformohej në mënyrë shqetësuese duke u hequr si
babai i kujdesshëm, i qeshur e i vëmendshëm ndaj nevojave të fëmijëve, gjithmonë i gatshëm për
të sakrifikuar për ta!! O Zot! Kjo na e shtonte edhe më shumë dramën si fëmijë. Kur ne u rritëm, ai
nisi ta shmangte konfrontimin me ne, për mos ta humbur madhështinë e tij. Ne fëmijët, duke i
shprehur dëshirën për autonomi, sidomos Agroni, mund të zgjidhnim tjetër rrugë, dhe jo atë të
Xhevdetit. Për këtë arsye, ai na shtypte duke na denigruar e zhvleftësuar me qëllimin e vetëm, ta
gëzonte i plotpushtetshëm figurën prej despoti në familje.
Kur hapja sytë mëngjeseve ishte trishtimi më i madh që isha akoma gjallë, e më duhej të dëgjoja
zërin e shtirur të Sabahet Milotit e të shihja fytyrën e neveritshme të Xhevdet Milotit.
Nuk desha ta kujtoja, por s’e shmang dot. Sapo kishte filluar të formohej trupi im si femër, kur një
ditë Xhevdeti më preku gjoksin… kjo më solli një neveri të madhe: e nisa të kisha tmerr kur ai më
hynte në dhomë dhe unë të gjendesha vetëm me të… Isha pak më e madhe se 10 vjeçe.
Përgjithësisht, raporti vajzë-baba është raport i bukur. Shpesh ky raport ka një butësi e
harmoni, çka shpesh i shtyn vajzat të mendojnë se “princi i kaltërt” të ngjajë me babanë
e tyre… A e keni ëndërruar ndonjëherë diçka të tillë…
S’arrij ta perceptoj një ndjesi të tillë. E kam parë vetëm në filma dhe besoj të jetë diçka shumë e
bukur. Mua kur më afrohej babai, më krijohej terror se mos më prekte!
Ëndrra ime ishte të mos e shihja kurrë babanë pranë vetes.
Më shumë se kaq, nuk isha në gjendje të ëndërroja!!
.
Pse shpirti i një vajze rebelohet kaq ashpër ndaj prindërve?
Rebelimi im s’ka ndodhur një ditë. Është grumbulluar përditë e nga pak qysh në moshën e njomë
dhe është shtuar me shpejtësi ndërsa dilja prej adoleshencës. Rrebelimi im u shëndrrua në urrejtje
ndaj tyre, mbas humbjes së jetës së tim vëllai, Agronit në moshën 28 vjeçare. Tragjikisht, ai ra në
një humnerë 200 metrash, me makinë në rrugët e tmerrshme të Pukës, një ditë të nxehtë gushti të
vitit 1983. Ai nuk donte të shkonte të punonte në Pukë. Për të ishte një ndëshkim edhe pse ai i
donte pukjanët. Iu lut Xhevdetit ta shpëtonte nga Sigurimi duke i thënë: “Unë do vdes nëpër ato
rrugë të rrezikshme!” Dhe ashtu ndodhi! Në vend që të dëshpërohej, Xhevdeti u gëzua për vdekjen
e djalit. Prej kohësh Agroni po i sillte probleme me urrejtjen e tij ndaj Sigurimit. Kështu, ai e kishte
të siguruar postin e vet, nëpërmjet sakrifikimit të djalit. Ishte kjo ndjesi që më ka tërbuar…
Në familje Xhevdeti, as donte t’ia zinim në gojë vdekjen e Agronit. Nuk i shkoi asnjëherë tek varri,
përjashto dy-tre herët e para menjëherë mbas vdekjes, edhe ato më shumë i shtyrë nga opinioni i
të tjerëve. Xhevdet Miloti deri ditën e fundit të jetës, domethënë për 35 vite, vdekjen e Agronit e ka
shfrytëzuar vetëm për të përfituar e për të siguruar privilegje për vehte. Edhe Sabaheti e ka bëtë
dhe e bën edhe sot të njëjtën gjë.
Dua te kujtoj qe me largimin tim në Itali, në vitin 1992, dhe me akuzën që i bëra Xhevdetit: “Ishe ti
që e vrave Agronin, moralisht dhe fizikisht!”, marrdhëniet mes meje dhe prindërve u ndërprenë për
një çerek shekulli. Ndërkohë ata bënë të pamundurën ta eliminonin egzistencën time dhe të
hakmerreshin ndaj meje, duke më krijuar probleme të shumta.
Dhimbja që provohet me vdekjen e fëmijës është e pashpjegueshme për një prind sepse është një
fakt i jashtëzakonshëm, jo i natyrshëm që kalon çdo masë dhe…. fundi që mendohej i largët, vjen
befas dhe pamëshirshëm duke i lënë prindit pak mundësi për ta vazhduar jetën. Por jo, për
Xhevdetin e Sabahetin. Ata ishin përbindsha. As vdekja s’i ndryshoi dot ato qënie çnjerëzore.
Xhevdeti e vazhdoi veprimtarinë e tij jashtëmartesore me gra të tjera, më i lire e më i lumtur se
përpara, ndërsa Sabaheti krijoi nje guardarobë gjigante, duke e dokumentuar çdo fustan, çdo
kostum, çdo palë këpucë e çizme të reja me fotografi, e më pas u shiste mend njerëzve se ishte një
zonjë e madhe.
Kur kam parë guardarobën e sajë, ngela e shastisur, po edhe fotografitë që kjo “nënë me zemër të
thyer” bënte për çdo veshje të re… Të gjitha ta futur me zell e pasion ndër albume të shumtë,
ndërsa fotografitë Agronit, e djalit të tyre të vetëm, i gjeta të shpërndara nëpër qese të vjetra në
bodrum!!!
Për çudi, “nëna” atij s’i kishte bërë asnjë album!!
Kujtimin e tij e kishte hedhur me neveri larg, sepse asaj i errësonte “bukurinë e shndritëshme” të
zonjës së madhe, e cila çuditërisht, kishte krijuar edhe të ardhura të majme ekonomike të
dyshimta!! Rastësisht, në 2017 u gjenda në Tiranë, ku gjeta origjinale të shumë llogarive bankare
të Xhevdetit e Sabahetit në lekë, euro e USD, dhe i mora me vehte letrat por, sapo Sabaheti, edhe
pse 82 vjeçare, kur mori vesh se unë i kisha zbuluar thesarin, u turr si e tërbuar nga Bergamo e
Italisë, ku po i rrinte te koka kriminelit që jepte shpirt, në spital si zotëri e, që e kishte tradhëtuar
gjithë jetën, duke e trajtuar si leckë këmbësh, u turr në Tiranë të mbyllte llogaritë bankare që unë
,vajza e tyre Lindita, të mos kisha asnjë përfitim mbas vdekjes së Xhevdetit!!
Atë verë të vitin 2017, në Shqipëri, kuptova se nuk egzistoja më për familjen time. Drejtimin e
familjes Miloti tani e kishte marrë në dorë me dhelpëri burri i motrës time, kavajsi Fiqiret Kariqi, në
shtëpinë e të cilit në Bergamo, jetonin edhe Xhevdeti me Sabahetin.
Vura re se familja ime, me një kryetar të ri, kishte thurur plane për eliminimin tim ekonomik dhe
ligjor. Pikërisht, atë vit Sabaheti do të bënte të pamundurën të më eliminonin nga pronësia, duke
bërë Padi kundra meje. Kështuqë m’u desh të përballesha me gjyqe, me kërcënime dhe kompllote
nga mamaja dhe motra.
Në verë të 2017, para njerëzve që kishin ardhur për të bërë qokat për vdekjen e Xhevdet Milotit, e
pyes Sabahetin: “E ke pyetur ndonjëherë vehten se çfarë nëne ke qenë për fëmijët e tu? Ke një
djalë të vdekur dhe dy vajza, mes të cilave ke futur sherr gjithë jetën, e që sot, e urrejnë njëratjetrën për vdekje! Çfarë ke mësuar nga e gjithë kjo që ka ndodhur… Asgjë!? ”
Ajo më pa si e shastisur. Vështrimi i saj më tregoi që nuk e kuptonte pse duhej t’ia bënte vehtes një
pyetje të tillë. Ndenji një copë herë në heshtje pa më dhënë përgjigje. Ajo më dëshmoi edhe një
herë se këta njerëz edhe pse në moshën 84 vjeçare, edhe pse i merrte vdekja, kishin mbetur ashtu
të pandërgjegjshëm e të përbindshëm.
Ky është një fragment nga atmosfera me të cilën më pritën nëna dhe motra ime mbas 25 viteve, që
u kisha ndejtur larg e pa i trazuar.
Më shumë detaje të kësaj jete janë në autobiografinë time “Mendimi sundues”.
Çfarë e rrebelon sot Lindën? Çfarë është krisur, thyer e rrënuar shpirtin e saj në
pakthim…?
Kam një indinjatë të thellë që s’jemi trajtuar si fëmijë, që na ka munguar dashuria, që s’jemi
vlerësuar si njerëz, si fëmijë të tyre… Jam e indinjuar që s’na kërkuan falje që na shkatërruan jetën,
që na mohuan të drejtën për të pasur një familje, që të gëzojmë festat, nipat, mbesat, jam e
rebeluar që na trajtuan si fëmijë të paligjshëm befotrofi.
4/15/2020 Kjo intervistë e shkulur prej dramave të mia… – Lindita Miloti rrëfen jetën e saj në familjen e Xhevdet Milotit | Radi and Radi
www.radiandradi.com/kjo-interviste-e-shkulur-prej-dramave-te-mia-lindita-miloti-rrefen-per-jeten-e-saj-ne-familjen-e-xheudet-milotit/?fbclid=IwAR2… 9/9
« Mozarti, “Miserer” dhe Memoria e Gjeniut – 250 vjet më parë – nga Lutfi Alia
“Këngë liturgjike shqip” në CD – Prill 2020 »
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta Etiketat: Agron Miloti, Feçor Shehu, Hilmi Seiti, Intervista, Jozef Radi, Lindita Miloti, Sabahet Miloti, Xheudet Miloti, Xhevdet Miloti
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.
Tim vëllai ia vodhën e ia vranë rininë, për t’i shërbyer diktaturës, i vodhën të drejtën për të qënë ai
që dëshironte të ishte, e jo ai që donin ata. I vodhën të drejtën për të pasur një jetë normale, një
familje e që ta gëzonte edhe sot dritën e diellit. Të dy bashkë, Xhevdet e Sabahete Miloti i vodhën
Agronit të drejtën për ta gëzuar rininë e shoqërinë, gjërat më të shtrejta për të. Ai ndante çdo gjë
me të tjerët, të njohur apo të panjohur. Në fakt, në vdekjen e tij, nga çdo qytet ku ai punoi (Korça,
Kavaja dhe Puka) erdhën me autobuz njerëz të thjeshtë që ai i kishte ndihmuar sidomos të
persekutuart, që Agron Miloti i ndihmonte duke u thënë: “Sa të jem unë këtu, jetoni të qetë!” Këto
fjalë i kam dëgjuar vetë nga një burrë i moshuar nga fshatrat e Korçës më mori në messenger në
telefon tre ditë më parë, mbasi kishte njohur fotografinë e Agronit që e mbaj si foto profili në
facebook. Ai më tha: “Dua që ta dish, se Agroni më ka shpëtuar jetën time e të familjes dhe mjaft
të persekutuarve të zonës. I ndrittë shpirti aty ku është.”
Pra është kjo dhimbje e thellë që e ka rrënuar në pakthim shpirtin e Lindës.
…Nga momenti i vdekjes së papritur, në moshë aq të re, bëhesh e vetëdijëshme se jeta për ty, si
motër s’është më ajo e mëparshmja, Boshllëku shpirtëror të bëhet i përditshëm. Fillon të jetosh pa
interesa vetëm për inerci të jetës… Jeta s’ka më shije dhe vetëm aty fillon e kupton se sa marrëzi
ishte t’i permbaje britmat e gëzimit që ai ishte aty pranë meje, aty nis ta ndjesh se çdo gjë mund ta
duroje, por jo mungesën e tij… dhe befas koha për ty ndalet në atë çast dhe dënimi për ty bëhet
përfundimtar. Sa netë pa gjumë, sa mbasdite të trishta me shi pret që ai të shfaqet, sa fotografi të
tij kalon nëpër duar për ta kujtuar, sa çaste ngushëllimesh që tashmë janë larg… larg… dhe
ndjehesh e gjitha përmbys prej një ndjenjë shkatërruese…
O vëlla i dashur, o Agron që më le vetëm në kët botë! Sa më shumë kalon koha, aq më shumë të
ndjej brënda vetes që të dua gjithnjë e më shumë!
Përfitoj nga rasti, t’u dërgoj respektet e mia familjeve, edhe pesë shokëve të tjerë, që së bashku
me Agronin, humbën jetën në aksidentin e vitit 1983, në Pukë.
Ju falenderoj Lindita për këtë intervistë të rrallë, të vështirë, të dhimbshme e tejet me
vlerë për të gjithë ata që do ta lexojnë…
Ju falenderoj edhe unë Jozef, për privilegjin që me dhatë për këtë intervistë të shkulur prej
dhimbjeve të mia. Ju falenderoj për durimin dhe kurajon që më dhatë për ta realizuar këtë bisedë,
që do të vazhjdojë të më dhëmbë gjithë jetën.

Marrë nga Radi and Radi

Titulli origjinal : KJO INTERVISTË E SHKULUR PREJ DRAMAVE TË MIA… – LINDITA MILOTI RRËFEN JETËN E SAJ NË FAMILJEN E XHEVDET MILOTIT