Ish-Sekretari i Shtetit Colin Powell humb jetën nga COVID-19

VOA

Colin Powell, Sekretari i parë amerikan i Shtetit me ngjyrë, vdiq të hënën në moshën 84 vjeç si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga COVID-19. Lajmi u njoftua nga familja e tij, nëpërmjet një deklarate të Facebook.

“Ai ishte plotësisht i vaksinuar. Duam të falënderojmë stafin mjekësor në Qendrën Mjekësore Kombëtare “Walter Reed” për trajtimin e tyre të kujdesshëm. Kemi humbur një burrë, baba, gjysh dhe një amerikan të mrekullueshëm e të dashur”, shkruhej në postimin në Facebook të familjarëve të zotit Powell.

Zoti Powell një ish-gjeneral i ushtrisë me katër yje, ka shërbyer në detyrën e Shefit i Shefave të Shtabit të Bashkuar të Ushtrisë nën Presidentin George H.W. Bush gjatë Luftës së Gjirit në vitit 1991, gjatë së cilës forcat e drejtuara nga SHBA-ja dëbuan trupat irakiane nga Kuvajti fqinj.