Ish-ministri grek : Kaçifas u vra ne Shqipëri jo në Vorio-Epir : Imagjinoni një turk me armë në Thrakë?

 

 

Ish-ministri grek i Arsimit dhe deputeti i Syriza, Nikos Filis, thotë se Kostandin Kacifas nuk është vrarë për ‘Vorio-Epir”.

Ai thekson disa herë se ngjarja ka ndodhur në jug të Shqipërisë dhe jo në “Vorio Epir”, duke shtuar se çfarë do të bënin grekët nëse një turk do të vinte i armatosur në rajonin e Thrakës.

Filis: Është Jugu i Shqipërisë. E them sërish dhe jam i kujdesshëm në atë që them. Është Jugu i Shqipërisë dhe jo Vorio-Epiri. Janë territore shqiptare, ka dominim të popullsisë shqiptare dhe aty jeton edhe minoriteti grek, që fatkeqësisht është në një masë të vogël për shkak se janë larguar. Por kjo është histori tjetër.

A e imagjinoni një turk që vjen në Thrakë me një kallashnikov dhe ngre flamurin turk dhe qëllon me armë kundër policisë? Çfarë do të thoshit? “