Instikti i intriges Rama

 

Enver Bytyçi

“Pasi na goditën, tani thonë hajde të bisedojmë për dajakun”, ishte pohimi epic i një student në një studio televizive pak më parë!

Kjo thënie e mençur më ngacmoi kujtesën historike të një sjellje të njëjtë të serbëve ndaj viktimave të veta. Pasi i dhunojnë, i vrasin, i përdhunojnë dhe pasi shkatërrojnë çdo gjë, serbët kanë një ves të tillë të njëjtë: I thërrasin viktimat e tyre për pajtim. Edi Rama po bën oikërisht këtë me studentët, ndërkohë që po ndihmon presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që të diskutojë me viktimat e veta në Kosovë për ndarjen e saj.

Rama me qëllim korrupsioni hartoi dhe miratoi një ligj të arsimit të lartë, i cili është burimi i të gjitha të këqijave dhe vështirësive që u janë krijuar studentëve dhe universiteteve. Sepse futi në dorë paratë, u hoqi autonoinë universiteteve dhe katër teknokratë të emruar prej tij vendosin fatin e qindra akademikëve dhe mijëra studentëve të një universiteti. U hoqi fondet për pagat e pedagogëve dhe i detyroi universitetet që të ngrejnë tarifat për studentët. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që studentët të paguanin për pagat e pedagogëve. Një gjë e tillë ndodhi vetëm me ligjin e Edi Ramës për arsimin e lartë. Ndërkohë që profesorët që hartuan atë ligj ishin të interesuar tejmase t’ia merrnin fondet shtetit e t’ia jepnin universiteteve private!

Një pjesë prej nesh e kundërshtuam me forcë këtë skemë korruptive, që maskohej me reformën në arsimin e lartë. Por askush nuk na vuri veshin. E vërteta është se shumica e stafeve akademike ose heshtën, ose ranë në ujdinë e kryeministrit. Por ky i fundit në vend që të hidhrohej nga kjo, u gëzua pa masë dhe e shiti reformën si sukses spektakolar të tij! Edhe opozita nuk reagoi fort! Derisa ligji për arsimin e lartë e çoi thikën në kockën e studentëve. Derisa studentët u ndjenë si klientë dhe jo si zotër të universiteteve.

Tani skandali i ligjit për arsimin e lartë plasi. Studentët dolën në shesh. Ndërsa kryeministri i fton të dialogojë për atë që ai u ka marrë atyre. Qëllimi është që në dialog ai do të diskutojë jo për ndonjë pronë të vetën, por për atë që me ligj ua ka grabit studentëve. Dhe dialog në këtë rast do të thotë që studentët t’i japin përsëri diçka nga pasuria e tyre këtij kryeministri të pangopur e të pashpirt! Prandaj kryeministri dhe ministrja bëjnë viktimën, bëjnë “engjëllin”, sikur ata janë jashtë kësaj skeme mashtruese e fyese për studentët e universitetet që kanë gatuar vetë!

E njëjta skemë dhe i njëjti mentalitet si te sjellja e serbëve në rastin e dhunimit, poshtërimit dhe përdhunimit të popujve të tjerë. Mesa duket të gjithë derrat kanë një turi, të gjithë mashtruesit kryejnë të njëjtin rit, rimashtrimin! Dhe të gjithë ata që bëjnë padrejtësi, kanë të zhvilluar instiktin e intrigës! Si Rama dhe Serbët e Beogradit!