INSTALIMI I DIKTATURES DHE PUSHTETET E GRABITURA

Nga Mona Rusi

Emrimi i Arben Krajes, ish hetuesit famëkeq të diktaturës enveriste në krye te SPAK-ut është një nga bëmat e felliqura, tashmë dhe te certefikuara nga parlamenti komunismo-anarshist i vënë nën thundrën e G.Rucos.
Pislleku, erën e ndyrë të cilit nuk largojnë dot shishkat me parfum që derdhin disa prej ambasadave, na i shton të vjellat jo vetëm sot e nesër, por mbase për një kohë tepër të gjatë.
Vendosja e shërbëtorit të zellshëm Arben Kraja në krye të trupës së SPAK-ut është një tjetër dëshmi e gjallë që komunizmi është gjallëruar dhe institucionalizuar dhe fuqizuar në atë shkallë sa po bëhet de facto gllabërues i të gjitha pushteteve.
Turpi ju mbulofte ju qe po ndihmoni rikthimin e pushtetit te tiranise, te vella vrasjeve, te luftes se re te klasave.
Ndryshe nuk ka si spjegohet qe mbrojtesi i zellshem i moralit komunist hetuesi Arben Kraja të vendoset në krye të SPAK-ut.
Pyetja ime është tepër e thjeshtë:
Cilat normat do mbrojë ky birbo, ato të moralit komunist apo të moralit të ri demokratik e antikomunist.
Ndërsa për ruajtjen e normave të moralist komunist ai ka dhënë prova të plota besnikërie madje gjer në vitin 1990 ( disa vite pas shembjes së murit të Berlinit)
Sikur te mos mjaftonte Rucizmi i parlamentit, Edvinizimi kanabisto-kokainist i qeverise, apo shpinethyerja e mediave…shoqëria shqiptare po shikon se ehe pak “ishuj” te mbetur nga sistemi i drejtesisë… po i pushtoni nje nga nje banditët me pushtet.
Ju lumte o shoke katilo-komuniste.
Edhe projektin antishqiptar “minishengen” po e realizoni me shpejtesi…
Sllogani i hershem “komunistet nuk lene kala pa e marre”, po kthehet ne realitet, mbase me ndihmen e ….
Si mendojne shoket e ambasadave per kete rast ?
Mbas nuk i prishet gjiza…- sic thuhet ne gjuhen e popullit.
Po ne qe na prishet gjiza, cfare duhet ja bejme ?