InMemoriam- Dhimbja e thellë ,dhemb po njesoj edhe sot

Nga Viola Kaloshi

 

I shtrenjti babi im,

Sot behen plot 22 vite qe kur dora kriminale qelloi mbi ty duke te marre jeten ne nje moshe fare te re (40 vjec).

Nuk mund ta fshij kurre nga kujtesa ime daten 9 qershor te vitit 1996 (1 muaj para vrasjes). Ate dite, une organizova nje darke familjare per te festuar ditelindjen tende te pare. E pare, pasi kalvari i gjate i vujtjeve te pafund nen thundren e regjimit komunist, ku skamja, varferia, dhe barbarizmi i asaj kohe te benin te harroje daten e lindjes, e jo me ta festoje ate.

Por, pavaresisht perpjekjeve te mia per te gezuar te gjithe sebashku me familjen tone te madhe, nuk munda te kem prane. Angazhimet, dashuria jote e madhe per punen dhe ndertimin e nje shteti te konsoliduar dhe te se drejtes, me mohuan edhe kete here qe te festoj dhe gezoj me ty ne kete dite. Nuk munda te ndez qirinjte e tortes tende apo te shihja shkelqimin e syve te tu plot jete, inteligjence dhe bujari, sikurese vete emri yt. Nuk munda dot qe ne 40 vjetorin tend, te jepja te vetmen dhurate qe mundesha, nje perqafim te madh, te madh per te gjithe kohen qe nuk te shihja dot per shkak te oreve te gjata qe ti kaloje ne zyre duke punuar dhe te thoja se sa pafundesisht te dua.

Vetem disa dite me pas, me 26 korrik te vitit 1996 teksa une flija, dhe prisja qe sebashku me ty te shkonim te mjeku, pasi une isha e semure, britmat dhe jehona e zerit te mamase sime (Durime Kaloshi) “Na vrane Bujarin” me zgjoi me dhimbjen me therese… Renda drejt makines tende per te pare, por kemisha jote e bardhe kullonte gjak, plumbat e dores kriminale kishin pergjakur deri ne palce perqafimin tone duke lene pas nje plage te madhe.

Shume mund te mendojne se plaga eshte sheruar, por ata kuptojne shume pak nga kjo dhimbje e thelle, e cila dhemb po njesoj edhe sot, pas plot dy dekadash. Ndoshta edhe me shume…