INDIFERENCA PUBLIKE, KJO PARADHOMË E FERRIT TONË TË PËRBASHKËT

Nga Zef Zefi

Në historinë e parashtetit, mos-shtetit, shtet-ngritjes apo shtet-bjerrjes ripetitive shqiptare, institucioni i vetëm që nuk është shkundur as prishur kurrë, është “institucioni” i indiferencës publike.

Kjo gangrenë “ignav-ësh, i ka shërbyer në mënyrë të institucionalizuar gjatë historisë sonë çdo pushtuesi, çdo diktature e çdo sundimtari, që ka shkelur a përdhosur Shqipërinë e shqiptarët mbarë, po kurrë shumicës së shqiptarëve dhe ecurisë përpara të vendit.

Po kush janë ignavi/ëtmqë përmend Dante? Fjalë me rrënjë latine gnavus-anije, vozitje ndersa parashtesa /i-n/ e bën mohues veprimin.
Dembelë pa vullnet as forcë morale, që e lënë varken të vetëvozitet, të dalë ku të dalë, …diçka do dalë.
Persona ose grupe, komunitete, shoqëri të kalçifikuara injorantësh që “…kurre me kokën e tyre s’menduan,…” Madje mos-pozicionimin e vet ndaj të keqes, e shesin si zgjuarsi duke pritur përfitimin nga i forti i radhës.

Këtë kategori, “këtë frotë të keqe” bashkë me engjëjt egoistë e dembelë që kundra Zotit nuk dolën/po kurrnjëherë ndaj djallit s’u rebeluan…” poeti gjenial Dante Alighieri(1265-1321) tek Komedia Hyjnore i ka vendosur në para-ferr, ose në pardhomën e ferrit, (Canto III) duke i konsideruar ata si mbeturina, hedhurina njerëzore të përçudnuara. Shpirtra që nuk i kanë kredencialet as për tu përballur me “somma giustizia” por dhe mëkatarët më të tmerreshëm të ferrit i kanë refuzuar me përbuzje.

Këtu hyhet n’qytet’ t’mjerimit/prej këtej hyhet n’dhimbjet e pasosuna/sipas meje midis vuejtsish t’humbur t’njerëzimit, -i shpjegon Virgjili poetit, si një “guidë turistike” e Shqipërisë neodiktatoriale.

“….Piskama, klithma gjamë e qarje
Nën qiell pa yj ushtonin
Sa më mori vajë

e…,Këta mjeranë, që kurrë realisht s’jetuan,
Lakuriq’ e kërrusur andej ketej s’preheshin,
Miza e grenxa tubuar shtatin ua thernin

Fytyr’e mishra gjak u kullonin
Rrëkajë, me lot përzier,
Krimba të pështirë me të ushqeheshin…”

Tercinë mbas tercine zbulohet kjo gjendje “iganvësh” analogjikisht Shqipëria aktuale e rilindur si paradhomë e ferrit nën sundimin e varfërisë, krimit, dhunës verbale, mediatike e sidomos fizike, nderkohë pa asnjë shteg, rrugë a shpresë, as në drejtim të “Akerontit për në ferr, po sidomos jo në Europë e vlerave e jo në Oksidentin e lirisë. Thjesht për faktin se “institucioni i indifernces,” këta “ignavë” shqiptarë që nuk i vozit mendja e tyre po ajo e të fortit e të dhunshmit, duan ta lënë lënë Shqipërinë e shqiptarët të ngujuar në këtë gjendje danteske.

Nderkohë që shefi i opozitës dhe gjithë opozita e vendit janë impenjuar për zgjimin e protestës dhe reagimit popullor, dëgjohen patetika madje dhe “heroika” dekurajuese mediash e opozitarësh “të revoltuar,” -…do ta rrxoni plehun…, apo të mos vijmë me ty…, kur mesazhi politik i PD dhe gjithë opozitës demokratike, e ka bërë të qartë filozofinë Perëndimore, se nuk ka ndërmend të bëjë “të fortin” për të zvarritur pas vetes “ignavët”, por të bëjë të drejtin; Jo rrugës marksiste, jo rrugës së revolucionare leninistë e sidomos jo rrugës gjakatare të enveristëve, ruçistëve apo ed’ramistëve aziatikë, po rrugën e reagimit masiv e zgjedhjeve të lira.

Ndersa po, një rrxim, një përmbysje e madhe duhet të ndodhë. Përmbysja me çdo mjet e pa kompromis i “institucionit të indiferncës” publike, armikut numër një të ekzistencës së shtetit shqiptar. Ndryshe antishtet, diktatorë e diktato-ruçë do të prodhojmë, pavarësisht emrave Rruç’ Ed’ apo Lul.
Kushedi mbas pothuajse 750 vjet nga “rilindja europiane” shqiptarët kanë filluar të kuptojnë ndonjë send. Sidoqoftë liderin europian, aty,e kanë.

ZEF ZEFI