“I turpshëm, çnjerezor “- ish-deputeti Luan Baçi repliklikon kryeministrin Rama

 

Gjatë ditës së sotme janë publikuar pamje ku shihen disa banorë të komunitetit rom në Fier të grumbulluar teksa marrin ndihmat të cilat ndaheshin nga Bashkia e qytetit.

Në lidhje me këto pamje ka reaguar kryeministri Rama përmes një mesazhi në rrjetet sociale ku shkruante se ishte e turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën, dhe se ish-deputete të caktuar gënjenin publikun.

Sakaq ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe kreu i kësaj të Fundit në Fier, Luan Baçi.

Baçi ka replikuar në distancë me Kryeministrin Rama, duke shkruar në rrjetet sociale se reagimi i Ramës është i turpshëm, dhe se organet drejtuese nuk dinin të kontrollonin dhe menaxhonin situatën.

“Ne pergjigje te KM, per reagimin e tij, mbi prononcimin tim dhe videon e publikuar, para disa momenteve, ne TV NEWS 24, per skandalin e perseritur ne bashkine Fier, ne shume zona.

I turpshem, çnjerezor, eshte reagimi juaj z. KM, pasi nuk jeni ne gjendje, te kontrolloni situaten dhe mundoheni te mohoni dhe politizoni çdo gje.

Video eshte orgjinale e derguar nga banore qe une nuk i njoh, dhe per kete keni edhe nje prononcim te kryetarit te fshatit rom, ku e verteton katerciperisht kete gje, kryetar qe vete e keni zgjedhur.

Une nuk mund te sajoj, dhe as te organizoj, ngjarje te tilla, me qindra qytetare qe te, ankohen dhe reagojne masivisht, jo vetem njehere, kujtojme ketu edhe skandalin me te njejta permasa te Nj V Levan Fier, para dy ditesh, per padrejtesite qe i shikojne me syte e tyre dhe i ndjejne ne shpinen e tyre.

Ky reagim i juaji nuk eshte reagim prej KM”, shkruan Baci.