I trembet Rama –Berishës apo tremb të tjerët me të ?!

Nga Nebil Çika

Fjalimi i Ramës në Kongresin e PS nxori edhe një here në pah faktin që Sali Berisha është arsyeja dhe alibia e qëndrimit të tij në pushtet për tre mandate rresht . Rama justifikoi ne kongres dështimin, korrupsionin, krimet e tij dhe qeverise se tij vetëm duke përmendur emrin e Berishës dhe veçanërisht shpalljen e tij “persona non grata” nga SHBA. Prej vitesh Rama ja ka dalë të ta paraqes Berishën para opinionit publik kombëtar dhe partnerëve ndërkombëtar si “gogoln” e politikes shqiptare dhe të “keqen me të madhe” të këtij vendi gjë që e bëri, jo pa sukses ,edhe ne Kongresin e partisë së tij . Ne kushte të tjera Rama sot do të ishte i dorëzuar apo më mirë të themi i kapitulluar politikisht për shkak të gjendjes se rendë në të cilën ndodhet qeveria dhe shumica e tij parlamentare . Me dy ministra, një deputet, një kryetar bashkie e dhjetar zyrtarë ne burg e në ndjekje penale por korrupsion me çmimet ne stratosferë ,papunësinë rekord, situatën e renduar kriminale , Rama dhe qeveria e tij nuk kishin asnjë shans të rinte në pushtet në se alternativa tjetër nuk do të ishte kaq e përçarë dhe kaq e kompromentuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht për shkak të statusit “non grata” të Berishës.
Berisha dhe mbështetësit e tij po e trajtojnë retorikën kundër Berishës si frikë të Ramës prej tij. Vetë Berisha po e sponsorizon publikisht këtë propagandë duke ju thënë gazetareve te mos ta pyesin Ramën për të se ai tmerrohet prej tij. Por në fakt nuk duket aspak e vërtetë që Rama ka frike nga Berisha, përkundrazi ai e parqet Berishën si “armikun Nr.1 publik “ ne Shqipëri duke e përdorë këtë si “gogollin” me të cilin tremb zgjedhësit shqiptarë, jo militantë partish, opinionin ndërkombëtar etje . Duhet thënë se Rama ja ka dalë me sukses ta bëjë këtë , gjë që e vërteton mandati i tij i tretë në pushtet me gjithë keqqeverisjen gjithë e me te madhe të tij. Përtej retorikës dhe kërkesave publike ë tij për arrestimin e Berishës, Rama nuk e do Berishën në burg , nuk i hun fare në punë arrestimi apo burgosja e tij. Ai e do Berishën aktive në politike e ne opinionin publik pasi pa te e ka te pa munduar të justifikojë dot krimet e tij dhe qeverise se tij . Që kur ka marrë drejtimin e Pse deri me sot Rama ja ka dalë të ketë sukses vetëm duke përdorur emrin e Berishës, një strategji politike e propagandistike e përmbledhur në një fjali të vetme , në një slogan :Fajin e ka Berisha . Me këtë slogan ai arriti fitoren e madhe me 1 milionë vota në 2013 balle për ballë zyrtarisht me Berishën por edhe ne dy pale zgjedhje te tjera kombëtare kur Berisha nuk ishte me kryetar zyrtar i PD dhe opozitës . Rama jo pa qellim nuk e ka konsideruar kurrë Bashën si kryetar të PD dhe luftën e retorikën e tij politike e ka adresuar tërësisht tek Berisha . Ai e dinte se Basha dhe askush tjetër në PD nuk mund ti ofrohej publikut dhe ndërkombëtarëve si “gogoli” armiku publik dhe e “keqja me e madhe” që e bënte Ramën te keqen më të vogël e cila duhet mbështetur e votuar . Për këtë ai kishte dhe ka Berishën , “gogolin” e publikut dhe ndërkombëtarëve prej të cilit ai qartësisht po rri në pushtet. Kur thuhet qe ka një bashkëpunim midis Ramës, Berishës dhe Metës nuk behet fjalë për një marrëveshje te shkruar për nevojën qe ata kanë për praninë e njeri tjetrit në politikë për ta paraqitur si gogol për militantet dhe publikun, ne një konflikt artificial në opinionin por duke ja ruajtur shpinën njeri tjetrit kur vjen fjala për gjëra serioze siç janë përgjegjësitë politike e juridike që mund t’iu vinë prej veprimeve e vendimeve të tyre në pushtet.
Si përfundim, përtej asaj retorike ku ai e cilëson Berishën si “të vdekur” Ramës nuk i intereson ne asnjë rrethanë e për asnjë arsye që Doktori të jete i tillë . Pa “gogollin” e tij “armikun e brendshëm” dhe armikun e aleateve ndërkombëtarë Rama e di që i ka ditët të numëruar në pushtet . Personi të cilit i shërben sot më shumë se kujtdo tjetër sot, një Berisha i gjalle, i lirë e aktiv në politikë, është Edi Rama . Retorika e tij publike me kërkesa për arrestimin e tij e llogje të tjera është demagogji për militantët e mbështetësit e vet dhe një komprometim politik i procesit juridik edhe sikur SPAK të ketë në mendje ndonjë hetim të mundshëm për Berishën.
Të kuptohemi nuk them se e duan, them që i duhen politikisht njeri-tjetrit politikisht.