I ndaluar në Itali edhe kreu i PS-së, mik i Valdrin Pjetrit

Në dokumentet e publikuara prej Partisë Demokratike mbi ndalimin e Valdrin Pjetrit në Itali shfaqet dhe emri i Altin Dodës.
Burimet e RTV Ora kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për koordinatorin e PS në njësinë 3 në Tiranë.
Madje mësohet se ai është djali i ish ministrit të Industrisë dhe Energjetikës. Burimet kanë saktësuar se Doda ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Valdrin Pjetrit në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Sipas dokumenteve Doda është arrestuar së bashku me Valdrin Pjetrin pikërisht më 27 janar 2003
Dokumentet u publikuan sot (13 gusht) nga selia e PD-se në një deklaratë për median nga sekretari i Pergjithshem i PD-së, Gazmend Bardhi.