I kapi Xhelal Mziu duke blerë vota – Merret vendimi për Denis Xholin dhe Albjon Cekun

Xhelal Mziu duke monitoruar ekspertet e policise qe numeronin parate e gjetura ne makinen e Denis Xholit dhe Albon Cekjat.

Denis Xholi dhe Albjon Ceku janë dënuar me nga një vit burg për korrupsion aktiv në zgjedhje. Bëhet fjalë për zgjedhjet e 25 prillit, ku ata u kapën duke blerë vota në qarkun e Dibrës.

SPAK i mbylli hetimet ne tetor te ketij viti per dy zyrtarët Denis Xholi dhe Abjon Çeku, të cilët gjatë zgjedhjeve të 25 prillit kanë shpërndarë shumë monetare në Dibër për të blerë votën.

Nga hetimet është provuar se Denis Xholi i cili ishte në detyrën e përgjegjësit të zyrës juridike në Bashkinë e Bulqizës gjatë orarit të punës ka mbështetur kandidatët për deputetë. Në mbyllje të hetimeve të dy të pandehurit janë akuzuar për korrupsion dhe përdorim të detyrës për veprimtari politike apo zgjedhore me masën e sigurimit “arrest me burg’.

Dy persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Dibrës 3 dite para zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit, të cilët u ndaluan në Maqellarë, pasi në makinën e tyre u gjet një sasi e madhe parash, që dyshohet se do të përdorej për blerjen e votave nga qytetarët.

Policia sekuestroi një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik. Dy personat e arrestuar janë Abjon Ceku, 25 vjeç dhe Denis Xholi, 36 vjeç, të dy punonjës të Bashkisë.

Ky i fundit, me profesion jurist deklaroi në polici se paratë i kishte marrë borxh te një i afërmi i tij në Durrës, gjë e cila sipas policisë nuk ka qenë e vërtetë.

Kujtojmë se makina me para u ndalua fillimisht nga mbështetës të PD-së në Maqellarë, të cilët njoftuan nga ana e tyre Policinë, e cila hezitoi për hapjen e makinës. Pas insistimit të qytetarëve dhe mbështetësve të PD-së me ne krye drejtuesin e qarkut te Dibres Xhelal Mziu, makina u hap, dhe në pjesë të ndryshme të saj u gjet një shumë e konsiderueshme parash.