I dëshpëruar, por jo i pashpresë!
Nga Dom Gjergj Meta
Shpesh ndjehem i dëshpëruar nga shpopullimi i zonave malore e rurale të vendit tonë e jo vetëm, por më shumë dëshpërohem nga ata që, pa sens përgjegjësie, me fodullëk dhe arrogancë, po tejzgjasin një ankth të pakuptimtë shoqëror në vendin tonë.
Nuk është vetëm çështje PS – PD, pozitë – opozitë, që nga shumëkush shihen, e ndoshta me të drejtë, si një dështimi shoqëror sistematik në këto vite.
Ndjej se ka diçka tjetër më të thellë, ngjashëm me një shtresëzim ku mbivendosen komplekse e frikëra të mbledhura me dekada e ndoshta shekuj.
E perceptoj më shumë si çështje e bjerrjes, e topitjes, përgjumjes, mpirjes apo ndoshta edhe plagosjes së asaj ndjeshmërie që shkon përtej përkatësive e anësive politike apo religjioze e që shikon përpara me shpresë; e atij kuptimi dhe shpirti të misionit dhe shërbimit ndaj këtij vendi kaq të bukur ku Zoti na ka vendosur e na e ka dhuruar.
Besoj megjithatë me gjithë zemër se shpresë ka.
O Zot bëj të lindë një ditë e re për Shqipërinë!
Amen!
I dëshpëruar, por jo i pashpresë!