I dëbuar në dy shtete dhe me tre identitete, PD kërkon verifikim për një tjetër kryebashkiak te Rames 

 

Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë verifikimin e Mark Babanit të Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, denime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i vuri në dispozicion prokurorisë të gjithë informacionin që disponon Partia Demokratike për kryebashkiakun e tretë të Edi Ramës, që rezulton me të kaluar kriminale.

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”- thuhet në shkresën e Partisë Demokratike, ku zbulohet edhe një detaj tjetër, që ngre dyshime të arsyeshme se Mark Babani i Bashkisë së Vaut të Dejës ka gënjyer në formularin e dekriminalizmit.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Itali. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani nga periudha 1994 – 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”