I dashur doktor ! Mos i hedh më tutje benzinë zjarrit që po djeg të djathtën !

 

Nga Pashk Ndoci

Si mund te bashkohet dhe si nuk mund te bashkohet PD?kryengritjet ne familje, pothuajse gjithmone vecse demtojne familjen. Kur kryengritja behet nga te rinjte kunder te vjetres, ajo mund te shkaktoje plage, por ne shumicen e rasteve ato plage jane sheruese, e kunderta ndodh kur e vjetra i kundervihet se rese, plaget jane te thella deri kanceroze. Ne kete parim, kam ideuar te pershkruaj betejen e kuvendeve ne PD, kuvendi permes kryengritjes i Z.Berisha dhe kuvendi permes institucioneve nga Z.Basha. KUVEND! A E DIME SE CFARE ESHTE KUVENDI, PERSE DHE SI MBLIDHET KUVENDI? Jam tifoz i kuvendeve, jam krenar qe krahina nga ku une kam origjinen eshte tipike per modelin e kuvendeve, po ashtu edhe tradita ne breza e familjes time neper kuvende. Per me teper kam shfletuar kushtetuten e Lek Dukagjinit ose e quajtur ne gjuhen popullore KANUNI LEKES. Kreu i Njezetedyte, Liber i Njembedhjete, 1118: NE KUVEND SA TE FLASE NJERI, TE TJERET DEGJOJNE, 1121, 1122: FJALA E RENDE NUK THUHET NE KUVEND,-1123:KUSH FYEN NE KUVEND GJOBITET DERI 5 DESH, -PO IU THA DIKUJT SE PO RRENE NE KUVEND, GJOBITET ME 500 GROSH, -1125: PO SHKREPI KUSH ARMEN NE KUVEND, I DIGJET SHTEPIA E VRITET KUVENDISHT, SHKON GJAKHUPES.
Kuvendi i thirrur nga Z.Berisha nuk permban asnje element qe te quhet kuvend nepermes minikuvendeve te quajtura Foltore. a.Eshte thirrur jashte institucionit te PD, pra nuk mund te quhet kuvend, ta therrasim si te duam por jo kuvend. b.Ne cdo foltore=minikuvend kemi fjalet, fyerjet, kercenimet dhe sharjet me te renda ndaj drejtuesit legjitim te PD, cka bie ndesh me kanunin por sigurisht edhe me ligjet e sotme, askush nuk u gjobit nga fjalerendet, perkundrazi Z.Berisha inkurajon qe te ndodhe nje gje e tille ndaj Z.Basha. PRA NUK MUND TE QUHET KUVEND, E QUAJME KRYENGRITJE, NDARJE NGA PD, OK, POR KURRE KUVEND. E vetmja menyre per tu bashkuar eshte qe te ulen KRYENGRITESIT me KREUN E PD, te bashkbisedojne dhe te bien dakort per te korigjuar gjerat qe bie dakort Kryesia PD apo Keshilli Kombetar i PD. Perndryshe cdo levizje tjeter nuk mund te prodhoje bashkim, pervecse ndarje. Une personalisht me deshire apo pa deshiren e doktorit cfare ka qene e imja nuk ma ka marr njeri, nuk kam asnje merak apo hatermbetje perse nuk me ka dhene ate cfare kam merituar, perkundrazi per shume suksese jam krenuar me doktorin si udheheqesin tim, sikurse nuk jam ndjere mire, nuk jam ndjere i plotesuar per shume vendime dhe sjellje tijat tejet te gabuara, tejet te demshme per familjen tone te djathte, kaq te demshme sa nuk mund te besohet se kjo familje mund te quhet akoma e djathte:
1. Ne nje gare futen shume, fituesit i shterngohet dora, sidoqofte ajo gare. Une e kam dhene kete shembull edhe kur gara ka qene e pandershme. Lulzim Basha ka nje mandat 4 vjecar, i votuar edhe nga Z.Berisha para 4 muajve.
2.Lulzim Basha ka drejtuar PD per 8 vite me njerezit humbes te v.2013 te Z.Berisha, ka drejtuar me modelin organizativ te Z.Berisha. Kush ka qene afer por edhe ne tjeret e kemi pare dhe degjuar, se Z.Basha ka bere cfare i ka kerkuar Z.Berisha. Ne se kemi fajtor, i bie qe per 8 vite kemi bashkfajtoret Basha-Berisha dhe jo vetem nje fajtor.
3.Qarkullimi elitave eshte pjese e demokracive perendimore. Shqiptaret kane vuajtur dhe e kane pesuar keq nga sunduesit afatgjate. A nuk eshte Z.Berisha nje sundues afatgjate, pjese e elites fillim demokracie e deri tani?
4. Duhet te jemi kunder dhunes ne familjen tone politike, kunder helmit shpifes, baltes, kunder akuzave te pavertetuara. Une e kam vuajtur vete kete lloj levizje te padrejte, nje kolegu i jone e ka pesuar padrejtesisht kete lloj levizjeje. Nje levizje qe shkarkon te zgjedhurin legjitim me kesisoj metodash, eshte kunder konceptit mbi demokracine.
5.Ne PD eshte vendosur gjithnje per fatet e kandidaturave nga njerezit e besuar te Z.Berisha, kurre nuk eshte lejuar gare per ata qe kane qene te propozuar nga baza e partise. Me shume dhimbje kujtoj kohet ne pritje te vendimit te kualifikimit apo jo per te garuar, njoh miq qe e kane pritur deri ne gjendje shoku skualifikimin nga gara e deshiruar prej tyre per tu matur brenda llojit. Primaret e premtuara jane zgjidhje po te mos ishin nje RRENE ME BISHT, primaret do te lejohen vetem midis dy kandidaturave qe vendos Zoti Berisha, perndryshe me kete nivel kultures demokratike gjate primareve do te kercase pushka. Ku ishim? Asgjekundi, ku po shkojme? Askund.
6. Ne PD eshte shpallur “armik” ai qe flet ndryshe nga shefi, pra rreth shefit jane mbledhur vetem njerez te pagoje para atij, nderkohe keta kryejeniqer jane tallur me vegjeline, me bazen e PD. A mund te kemi ndryshim kur bartes i ketij modeli eshte Z.Berisha?
7.Jemi ne shekullin e Shenjtes Nena Tereze, duhet te jemi larg urrejtjes, duhet te kemi me shume dashuri brenda por edhe jashte familjes? Te pakten une nuk shikoj dicka te atille deri tani ne foltoret kryengritese.
8.Ne nje gare brenda PD, po humbe i ke humbur te gjitha, fituesi vendos per cfare te doje. Te ngarkuarit e Z.Berisha neper cdo qender Qarku ishin vete Zoti e vete ligji, kush guxonte te fliste kunder tyre, e pesonte. E kemi pesuar rende ne v.2013 nga ky model i deshtuar, a ka degjuar njeri se do te ndryshoje ky model? Nuk kam degjuar as pare deri tani.
9. Me karizem te forte, me dhune, akuza dhe shpifje te pavertetuara, PD ka humbur mbeshtetjen qytetare te qyteteve te medha per here e me teper, nga zgjedhja ne zgjedhje qe nga viti 1992 e ketej. PS nga nje parti inekzistente ne vitin 1992, gradualisht eshte shnderruar ne force e pare politike te pakten qe nga viti 2005 deri ne vitin 2021. Kush mban merite per kete ngritje te PS pervec liderve te saj, a nuk ka kontribuar PD me modelin e saj, te pushtetshmit e saj duke vjedhur dhe duke ndare pushtetin ekonomik e politik nepermes pazareve me socialistet dhe militantet e paformuar?.
10.Te perndjekurit politik jane trajtuar sa 1/4 e antareve te byrose politike, u duhen akoma edhe 30 vjet per tu demshperblyer. Qeverisja e PD ka dale nga shtyllat e saja te djathta: Prone, fe, Atdhe, familje tradicionale shqiptare. A ka degjuar dikush dicka per tu korigjuar ne keto pika ku eshte gabuar?
NESE NUK RREGULLOJME KETO QE UNE KAM TRAJTUAR ME SIPER, KU NDRYSHON PD NGA PS? NESE NUK NDRYSHON PD NGA PS, A IMAGJINOHET TE NDALOJE NGA VENDI EMIGRIMI I TRURIT DHE I RINISE? A MUNDET QE KETA QE JANE NE PUSHTET TE VOTOJNE DJATHTAS KUR NE NUK NDRYSHOJME OSE NDRYSHOJME PAK NGA ATA? Une e them me bindje se po shkaterrohet mundesia e ardhjes ne pushtet e te djathtes per shume vite, keto stisje per gjoja KUVENDE vecse mjegullojne trurin e njerezve te deshperuar, me ndasi, sharje, perbuzje brenda llojit nuk behesh shumice kurre, nuk te beson pjesa gri dhe kundershtari se je shumice edhe nese ashtu je, per rrjedhoje keshtu nuk prodhojne kurre pushtet.
11.Amerika eshte vendi garant i demokracise ne bote. Ishte qeveria Trump qe beri nje terheqje te vogel dhe cfare ndodhi ne Shqiperi ne keto vite me demokracine. Kemi vuajtur vazhdimisht ne marrdhenie me USA. I kujtojme te gjithe ambasadoret , qe nga Rajerson e ketej kane qene kunder qeverisjes se PD, kunder Z.Berisha. Po tani qe e kane shpallur non grata, cfare pritshmerie kemi? Neper foltore kemi degjuar nuk eshte SHBA ambasadori, sekretari Shtetit, ata jane Sorosi kunder Z.Berisha, Z.Berisha eshte shpetimtari kombit… Yuri Kim ESHTE MEKEMBESI I PRESIDENTIT BIDEN NE SHQIPERI, nuk ka ndodhur qe Amerika te beje gabime dhe te zhbeje me vone sepse erdhi nje president tjeter ne drejtimin e vendit. Une e pres me shume deshire qe Z.Berisha ti rregulloje marrdheniet me Ameriken, e deshiroj qe Amerika te dale e gabuara, por derisa te ndodhe kjo, ne jemi NON GRATA. Si mundet te pretendojme te fitojme zgjedhje me Ameriken kunder, a nuk eshte cmenduri sadamhyseinqe kjo? Le te pranojme per nje moment se Amerika po gabon, gje qe as duhet ta cojme neper mend, po cfare do te ndodhe nese SALI BERISHA NDERPRET KETE BETEJE PERCARJE, TERHIQET NE RESPEKTIM TE KERKESES SE DASH QE TE LARGOHET NGA POLITIKA AKTIVE, AFRON PA KUSHTE MBESHTETJE PER PD DHE LIDERSHIPIN E SAJ? A NUK JA KEMI ME BORXH SI KOMB KAQ PAK QE KERKON AMERIKA? Jo po eshte Sorosi me qellimet e tij antishqiptare.., po sikur kjo te jete e vertete, a nuk do ta kishte me te lehte Sali Berisha si lider historik qe te ndermarre inisiative kunder cdo kryeministri qe luan kunder Shqiperise? Sigurisht qe do ta kishte me te lehte, do te ishte me i besueshem. Ketu lind arsyetimi se ne kete levizje nuk jane interesat e vendit, eshte dicka tjeter qe ska te beje me ato interesa, por qe duhet maskuar me ato interesa.
Per keto arsye dhe te tjera, absolutisht qe KUVENDI ( KRYENGRITJA) E DATES 11 DHJETOR NUK ESHTE NE TE MIREN E TE DJATHTES NE SHQIPERI, PER RRJEDHOJE ESHTE NE FAVOR TE EDI RAMES.
Kam foto me Doktor Sali Berishen, me te vetmin Kryetar Partie, Kryeminister apo President te vendit, por duhet te rrime shtrember e te flasim drejt, i dashur doktor mos i hedh me tutje benzine zjarrit qe po djeg te djathten, gjej rruget e bashkpunimit, rruget e bashkimit te se djathtes, rruget e bashkimit me njerezit e ndershem dhe jo me cdo qenie qe ka bere deme ne kete vend.