I arrestuar për vrasjen e Rakip Rolit, Llej Lika: E bëra unë për hakmarrje, babai e shoku…

“E vrava se më rrahën barbarrisht djemtë e tij”. Kështu nis dëshmia para pokicisë njërit prej të arrestuarve për vrasjen e biznesmenit Rakip (Pilot) Lika në Sanxhak të Kurbinit dy ditë më parë. Llej Lika ka dëshmuar para hetuesve se sherri mes tij dhe djemve të Rolit ka ndodhur në muajin korrik të këtij viti, ndërsa përjashton nga përgjegjësia e atentatit që i mori jetën biznesmenit, babain e tij Skënder Likën dhe kushëririn e mitur.

“Vrasjen e kam bërë unë. Djemtë e biznesmenit Rakip Roli më kanë dhunuar barbarisht në muajin korrik të këtij viti. Babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen, vrasjen e bëra si shenjë hakmarrje,” rrëfen 22-vjeçari para hetuesve.

Rakip Roli, e ekzekutua me kallashnikov teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz tip Audi Q7, në vendin e njohur Qafa e Pazarit në Sanxhak. Babë e bir u shpallën në kërkim menjëherë pas vrasjes së Rolit, dhe grupin e hetimit e ndihmuan pëtr zbardhjen e shpejtë të ngjarjes, pamjet nga kamerat e sigurisë që fiksuan mercedezin ngjyrë gri me autorët brenda tij pak minuta pas ngjarjes.

Policia sekuestroi armën e krimit tip kallashnikov dhe mercedezin që lëvizën autorët, ndërsa ata u kapën në zonën e Fushë-Milotit një ditë pas krimit.

Skënder Lika, babai i të riut që pranon krimin, është vëllai i Myslym Likës që u plagos në Mamurras dhe xhaxhai i Ilir Likës që është në burg për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Ndërkohë, djemtë e Rakipit, janë Emiljan dhe Sokol Roli që akuzon Llej Lika se e kanë rrahur dhe është hakmarrë duke iu vrarë të atin. Vëllezërit njihen në zonën ku jetojnë si persona problematikë.