Homazh në datlindje, poetit dhe shkrimtarit antikomunist ! Atdhe & Baladë Çame ,dy poezi nga Bilal Xhaferri

Atdheu
Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
nje prill i pikelluar ne shpirt.
atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
e mban – dhe te mban ty ne shpirt.

atdheu eshte toka e premtuar.
ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.

atdheu eshte buka e uritur.
te iken nga duart e dot nuk te ngop
enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
me syte n’erresire vetveten kerkon.

atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
ne nje pike loti lirine e lind.

atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti

Baladë Çame
Ylberi, si nje pershendetje e perlotur
lamtumire,
u zhduk matane largesive,
mbi kreshtat e flakeve,
neper shi.
Matane largesive u zhduk e perflakur
Cameria
dhe gjitha rruget tona shpien ne veri.
Ulerin era e Mesdheut mbi trojet e
lashta epirote,
mbi te shtrenjtat troje tona
stergjyshore.
Ne kullotat e braktisura kullosin rrufete.
Ullishtet e pavjelura gjemojne si dallge
neper bregore.
Dhe kudo toka came,
mbuluar nga rete,
renkon e mbytur ne gjak e lot,
e mbetur shkrete,
pa zot.
Na e tregojne drejtimin plumbat,
na e ndricojne rrugen flake, qe gjithe
token kane perpire.

Pas shpinave tona perplas tufani dyert e shkallmuara te shtepive.
Dhe rruget zgjaten e zgjaten ne veri.
Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi…
Lamtumire, Cameri!

 

Xhaferri ka lindur më 1935 në fshatin Ninat afër Konispolit,[1] i biri i Xhaferr Hoxhës. Babai i tij ishte pushkatuar si antikomunist më 1945 U rrit bashkë me të motrën në internim ku kreu shkollimin. Bëri një shkollë njëvjeçare si gjeometër.

Më 1967 i botohet vëllimi me poezi “Lirishta e kuqe”, i cili përmban edhe poezi prokomuniste, por nuk u vu kurrë në qarkullim.Po atë vit konkuroi me romanin “Krastakraus” në konkursin letrar të mbajtur me rasin e 500 vjetorit të lindjes së Skënderbeut, por nuk fitoi. Ky roman do të botohej në vitin 1993

Më 1968, ai u shpreh në Lidhjen e Shkrimtarëve kundër romanit Dasma të Kadaresë, duke e akuzuar Kadarenë për revizionizëm ndaj doktrinës komuniste, një akuzë kjo shumë e rëndë gjatë regjimit komunist që mund ta kishte dëmtuar shumë Kadarenë. Po për këtë ai u qortua rëndë nga Fadil Paçrami.] Autoritetet komuniste nuk mund të lejonin që një person me “njolla në biografi”, t’u shkaktonte turbullira, sado që mund të ishte komunist i zjarrtë.Iu hoq e drejta e botimit dhe u internua Pas një mbledhjeje të Lidhjes së Shkrimtarëve me në krye Rita Markon, u kritikua bindshëm dhe u përjashtua.

Më 30 gusht 1969 u arratis nga Shqipëria për në Greqi. Më 1970, shkoi në SHBA, në Boston ku deri më 1972 punoi në gazetën “Dielli”. Më 1974 u vendos në Çikago ku themeloi revistën “Krahu i shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame të cilën e drejtoi, botoi dhe redaktoi për 39 numra në dy gjuhë, shqip e anglisht.

Në vitin 1986 vdes në Çikago