Historiani Etnor Canaj per Paskal Milo: arrogancë tipike e një mediokri

 

Në mungesë të plotë të respektit për veten, dhe duke folur si në një kuvend sharlatanësh, ish personazhi i njohur gjatë viteve të diktaturës Paskal Milo, nuk e kurseu aspak veten dhe deklaroi se “Gjergj Kastrioti ishte sllav dhe nuk ka luftuar për shqiptarët”.

I mbajtur gjallë gjatë gjithë jetës së tij nga komunizmi sllav, prej të cilit ka hequr dorë edhe vetë Putin, deklarata e Milos ka shkaktuar shumë reagime nga të gjithë, si ata që e duan veten si shqiptar edhe ata që urrejnë nënën dhe babanë si dhe Zotin që i ka krijuar si shqiptar.

Por për të mos mbetur në kuadrin e opinioneve, gazeta Minerva ju drejtua historianit të njohur dhe të edukuar në Itali, Etnor Canaj.

I pyetur se cili është opinioni në lidhje me deklaratën e Paskal Milos mbi Gjergj Kastriotin, Etnor Canaj tha:”
Çdo kush ka të drejtën të shprehi një opinion apo një ide të vetën dhe ta provojë atë bazuar mbi ato që rëndom njihen si fakte. Z. Milo edhe pse është një historian që nuk trajton periudhën për të cilën flitet, pasi më tepër është marrë dhe merret me periudhën bashkëkohore apo moderne, ka të drejtën e vet të thote gjithçka të doje. A i provon ai ato teori që ka shprehur? Në se po, le ti argumentojë (edhe pse jam i bindur që lidhur dokumentacionit historik nuk mund të bazohet pasi gjithçka e bazon mbi supozime dhe interpretime subjektive). Tani, një historian serioz kur kërkon të argumentojë diçka nis përherë ligjëratën e vet me këto shprehje: Sipas meje, ndoshta nëna e tij ka patur prejardhje…etj. Pra niset përherë me “ndoshta”, “mundet”, ” ka mundësi” etj dhe jo “është keshtu si them unë pasi e them unë”. Këtu qëndron ndryshimi midis një historiani serioz dhe dikujt të themi që kërkon të konsumojë një temë pasi mendon se ka dijen në dorë.
Prej momentit që në asnjë dokument mesjetar nuk shkruhet që Vojsava kishte prejardhje sllave, e pra, nuk mund të themi që ajo kishte atë origjinë dhe te bësh Pollogun sllav duhet argumentuar me FAKTE!”
I pyetur se cili është opinioni për Paskal Milon, Etnor Canaj tha: “është tipike ballkanike dhe shqiptare kur studiuesit thonë :”është kështu si them unë dhe pikë, pasi e them unë”. Tipike arrogancë e një mediokri. Nuk funksionon kështu historia, pasi tek e fundit, le të bëjmë një pyetje: Historianët shqiptarë sa u shkon fjala apo sa njihen veprat e tyre në një oqean të stërmadh sikursë është historia në nivel si Europian ashtu edhe botëror?”