Hiqeni simbolin e terrorizmit komunist nga Tirana

 

Sot është përvjetori i demonstratës antikomuniste te 14 janarit 1990 ne Shkodër qe rrezoi monumentin e Stalinit . Sot 29 vjet me vonë bashkia Tirane e drejtuar nga djemtë e etërve stalinistë Erion Velija dhe nën kujdesin e qeverise se Edi Kristaq Ramës kane rikthyer nderimin dhe kujtimin e babait te tyre shpirtëror ne qendër te kryeqytetit shqiptar me një monument kushtuar ditëlindjes se Stalinit. Për ketë akt të rendë terrorist ideologjik i jam drejtuar me një kërkesë ne emër te te përndjekurve politike antikomunistë të Shqipërisë Këshillit Bashkiak te Bashkisë Tirane por ende nuk kam ndonjë përgjigje apo ndonjë vendim apo veprim konkret nga na e tyre.
Me poshtë po botoj kërkesën drejtuar qe ne 18.10.2018 drejtuesve te grupeve te këshilltarëve te Bashkisë Tirane.

 

Shoqata Antikomuniste e të Perndjekurve Politikë te Shqiperisë          Nr—–Prot.         Tiranë.18.10.2018

     Kërkesë

Drejtuar : Z. Aldrin Dalipi: Kryetar i Këshillit te Bashkisë Tiranë
Për dijeni : Z. Kreshnik Çollaku :Kryetarit i grupit të këshilltarëve të PD
Z. Eltjon Halimi : Kryetar i grupit te këshilltarëve të LSI

Z. Kryetar !
Siç mund ta dini ne Tiranë prej disa vitesh Bashkia ne mandatin tuaj aktual ka ndërtuar ne Tiranë në Sheshin Aataturk një skulpture parku ,kushtuar 21 dhjetorit ditëlindjes se diktatorit me të përgjakshëm qe ka njohur historia botërorë Josif Stalin.
Duhen krimet e ish diktatorit komunist te BS-së, miliona te vrare e te vdekur nga torturat dhe uria ne gulagët sovjetike si dhe pasojat e tyre ne Shqipëri e vende te tjera ,te Evropës ish komuniste dhe ne bote , prandaj nuk po zgjatem ne argumentet pse përkujtimi ne vepër arti publike e ditëlindjes e një përbindëshi si ky është e pa pranueshme dhe kriminale , antikushtetuese dhe ne kundërshtim me konventat ndërkombëtare të të drejtave te njeriut.
Ndërtimi i kësaj statuje paraku është një nga veprat me te turpshme qe Bashkia Tirane ka ndërtuar gjate këtij mandati dhe përben një provokim te ndyre për te gjithë viktimat e krimeve te komunizmit ne Shqipëri dhe ne botë.
Dua t’iu kujtoj se Shqipëria ka ratifikuar rezolutën e BE-se qe dënon krimet e italianizmit dhe nazizmit dhe përveç te tjerash kjo vepër e bashkisë shkon edhe kundër dokumenteve e konventave ndërkombëtare te miratuara nga shteti shqiptar.
Përkujtimi i datëlindjes se Stalinit ne një nga sheshet kryesore te vendit qe ka mbajtur me turp ketë emër gjate diktuarës komunistë është një përpjekje kriminale për te nderuar diktatorin e përgjakshëm komunist te dënuar nga e gjithë bota,
Z. Kryetar ! Është detyrimi juaj si këshill bashkiak te merrni urgjentisht vendimin për heqjen e kësaj ndyrësi propagandistike komuniste nga kryeqyteti i Shqipërisë gjë qe nuk duhet ta kishit miratuar apo duhet ta kishit hequr edhe pa kërkesën tone.
Kërkojmë nga ana juaj qe në mbledhjen e radhës te merrni vendimin e duhur për heqjen e saje duke hequr njëherazi edhe turpin nga kryeqyteti e vendi ynë aq i sakrifikuar nga krimet e Stalinit dhe dishepullit te tij Enver Hoxha .
Mbetemi ne pritje te përmbushjes se kërkesës sonë legjitime .
Kryetari.
Nebil ÇIKA