Hiqen tabelat në greqisht në Bashkinë e Finiqit

Policia heq tabelat në greqisht në Bashkinë e Finiqit në jug të vendit. Punonjës të ARRSH të ndihmuar edhe nga forcat e rendit kanë larguar tabelat me mbishkrime greqisht dhe shqip.

Greqishtja ishte vendosur si gjuhë e parë, ndërsa shqipja e dyta, duke shkelur kështu ligjin dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Në këtë pjesë të vendit, shqipja kishte humbur statusin e gjuhës shtetërore.

Hoqi sinjalistikën rrugore greqisht-shqip në Finiq, ARRSH sqaron: Qe renditur kundër ligjit
Ka pasur edhe kundërshti nga banorët e disa fshatrave të Finiqit, por policia dhe ARRSH kanë vijuar aksionin për heqjen e tabelave dygjuhëshe. Mësohet se aksioni ka ndodhur në orët e vona të natës.