Hibridi

Nga  LINDITA DODA

Në këte kaos dhe liri të detyruar që jetojmë vertetë po prekim fundin e paradoksit.
Në përshtjellimin e vorbullt e të pazakontë të opozitës shqiptare e cila ka dalë në tregun e së vertetês në kohën e inflacionit më të madh të saj.
Në një kohë kur klasa e intelektualëve dështoi në mision,dhe individidi i thjeshte shtërnguar nga padrejtësia është futur në llogore.
Pikërisht ky është momenti që mendësia e së shkuarës gjen terren të godasë paradoksalisht.
Hibrito – komunizmi ulur në kuvendit e shqipërisë 30 vite pas rënies “gjoja” të diktaturës na kthehet në simbolin e kombit ditën më të shenjtë të tij, ky është të prekësh fundin e mjerimit.
Turp
Turp i madh!!!
Me ç’të drejtë fyen simbolin kombëtar?
Flamuri është kombëtar dhe jo ideologjik, është dhe i imi, është dhe i atyre që vrau në mënyrën më makabre diktatura…!
Këta hibritët e komunizmit vijnë shumë më banalë dhe të rrezikshëm se vetë diktatura , ata janë kthyer në një përzjerje zelli dhe inati, dinakërie e ligësie ,herë i fshehtë e herë i hapur, duke u bërë njëherësh tragji- komedia e këtij vendi.
Pjesa dërrmuese e shoqërisë shqiptare gaboi rëndë 30 vjet më parë. Gaboi kur mendoi se kumunizmi qe vetem sistem. Ne harruam se komunizmi është idelogji e ngulitur thellë në ndërgjegjen e njerzëve se komunizmi është mendësi , një mendësi e kthyer në mënyrë jetese e cila vecse do ndryshonte sjellje për tu kamufluar dhe kthyer sërisht me arrogante dhe më paskupuj …
Po cfarë kërkojnë më shumë se kanë xhanëm?
Kanë të gjitha pushtetet që ka njeriu mbi tokë, madje kanë kaq shumë sa s ‘dinë ç’të bëjnë me të, …
S’dinë ç’të bëjnë me teprinë e llumtë që kanë, madje dhe kur asnjeri s’ka punë me ta, as është kundra tyre ,ata kthehen kundra njeriut, nuk ka ngopje për ta !!!!
Etër e bij të kuq,ndoshta janë inatosur me fatin e faktin që s’ kanë fuqi me qenë të përjetshëm…, Tjetër hall nuk kanë…!
E kështu pra hibriti është qenie e mostërt ,ta luftosh atë duhet me qenë monstër, ne refuzojmë të jemi monstra.