Hetimi i Soros në SHBA: Ambasadori Lu ka minuar opozitën në Shqipëri

Një nga pistat e hetimit që organizata Judicial Watch i sugjeron Departamentin Amerikan të Shtetit është ajo e lidhjeve të ngushta të ambasadorit të SHBA në Tiranë Donald Lu dhe të aktivitetit të tij në mbështetje të Ramës dhe veçanërisht që Rama të vendosë nën kontroll sistemin e drejtësisë.

Por ajo që mund të konsiderohet shumë e rëndë, është konkluzioni se “Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i emëruar nga administrata e Obamës, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri.

Në maj 2017, Lu ka dhënë kontributin e tij për të minuar planet e partive opozitare shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke deklaruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës refuzonin të merrnin pjesë”.

Kjo ndoshta është akuza më e fortë që i bëhet ambasadorit Lu dhe që do të hetohet nga DASH.

Është tashmë i ditur roli i ambasadorit Lu dhe ambasadores Vllahutin për të “bindur” shefat e tyre në Uashington e Bruksel që të mbështesnin Ramën në periudhën kur opozita e larguar nga parlamenti kërkonte largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie të mbikëqyrjes së zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Në këtë moment Lu dhe Vllahutin, mesa kuptohet edhe nga ky material, gatuan qëndrimin se “zgjedhjet do të njihen sit ë lira e të ndershme edhe nëse opozita nuk merr pjesë në to” gjë që minoi të gjithë aktivitetin e partive opozitare për të garantuar zgjedhjet të lira e të ndershme.

Tani del në dritë të diellit se ka qenë pikërisht roli i Lu në bashkërendim me “shefin” e tij Hoyt Yee, i cili u dorëhoq në një mënyrë të çuditshme, që kanë minuar veprimet e opozitës duke ndihmuar Ramën të siguronte i vetëm “timonin dhe tepsinë” e pushtetit