Helmimi nga uji i pijshëm në Krujë/Drejtoresha e spitalit: Nga e diela janë paraqitur për mjekim qindra 

Ditën e djeshme u përhap lajmi për helmimin e disa qytetarëve në Krujë si pasojë e konsumit të ujit të pijshëm i cili ju ka dhënë simptoma të rënda për shëndetin. Në Krujë vazhdojnë të paraqiten në spital qytetarë të cilët janë helmuar nga uji i pijshëm. Lidhur me numrin e paraqitur deri më tani ka folur edhe drejtoresha e spitalit të Krujës, Yllka Sheta.

Drejtoresha e Spitalit Yllka Sheta: Deri tani duke filluar nga dita e dielë, janë rreth 300 persona të cilët kanë ardhur për ekzaminim. Më së shumti janë të rritur, por mes tyre ka edhe fëmijë. Nuk kanë pasur probleme të rënda shëndetësore, janë probleme që zgjidhen në spital dhe janë dërguar në shtëpi. Të pakta janë rastet që kanë qëndruar shumë në spital. Shenjat janë dhimbje koke, dhimbje barku.