Havzi Nela,heroi i marrë peng !

Nebil Çika *
Nuk kam pritur kurrë të më japin fjalën përfaqësuesit e persekutorëve për të folur për martirët tanë antikomunistë!
Sot jemi këtu për të përkujtuar varjen në litar të poetit antikomunist
Havzi Nela, një prej shimboleve më të spikatura të qëndresës sonë antikomuniste. Varja e tij në litar ,33 vjet me parë, ishte një nga aktet më barbarë të diktaturës komuniste në të gjithë nivelet e sajë,një vrasje ku u përfshinë të gjitha instrumentet e strukturat ,politike, juridike e shoqërore të diktaturës komuniste shqiptare, PPSH, Sigurimi i Shtetit , Prokuroria , Gjykata, Parlamenti dhe të ashtuquajturat “organizatat e masave” komuniste :Fronti Demokratik,Bashkimet Profesionale ,Rinia komuniste etje .
Një masakër që synonte jo vetem ekzekutimin e një kundërshtari politik por edhe terrorizimin e popullit të Lumës dhe krejt Shqipërisë.
Kemi folë e qarë çdo vit për këtë akt terrorist të komunistëve, por pa mundur të vëmë dot drejtësinë për këtë krim dhe mijëra krime të tjera që komunistët kryen,për 45 vjet e kusur, mbi popullin dhe kombin shqiptar. Me dëshpërim konstatoj se këtu tek ne është duke plotësuar profecia e një një tjetri antikomunisti
të spikatur ,bashkëvuajtës i Havzi Nelës , Ziso Vangjeli, i cili na paralajmëroi për hibridet e komunizmit që do të marrin peng gjithçka pas rënies së komunizmit : “Do të na grabisin idetë , sloganet, heronjtë dhe do të na i serverin si të tyre ” – parashikoi me saktësi Ziso Vangjeli .
Havzi Nela, sot është konkretizimi më i dukshëm i profecisë për hibridin komunistë të Ziso Vangjelit .
Këto vite kemi parë të shkruajnë për të e të vijnë këtu për të “nderuar “,Nelën shumë nga ata që në një mënyre apo tjetrën morën pjesë në vrasjen e tij.
Drejtues të PPSH , Prokurorisë ,Frontit Demokratik , Bashkimeve profesionale ,Rinisë komuniste etje .
Kam parë ketu vjet Namik Doklen,ish kryetarin komunist të Parlamentit ,kam lexuar të shkruaj për të nënkryetari i F.D, zëvendësi i Nexhmie Hoxhës Ismail Kadare por edhe ish punonjës të prokurorisë e bashkuntorë të Sigurimit të Shtetit. Janë sot këtu ish drejtues të Bashkimeve Profesionale të Enver Hoxhës, që i thurnin lavde e i betoheshin për besnikëri diktaturës në kohën kur Havzi Nela varej në litar.
Kjo nuk është vetëm hipokrizi por një marrje peng ,pas vdekjes,e heroit antikomunist nga ata që e varën .
Ishin drejtuesit e Bashkimeve Profesionale komuniste ato që detyronin punonjësit e ndërmarrjeve ekonomike në Kukës të parakalonin në rresht pëpara trupit në litar të armikut të diktaturës Havzi Nela dhe kjo është pjesëmarrje në krim .
Prania e tyre sot këtu është prova me e madhe e marrjes peng nga vrasësit hibridë të heroit tonë .Një nga arsyet pse ne kemi dështuar në vendosjen e drejtësisë për Havzi Nelën është se për këtë drejtesi bërtasin me shumë se kushdo ata që e varën dhe pinjollët e tyre të papenduar që kontrollojnë sot shtetin shqiptar, veçanërisht drejtësinë.
Dua të falënderoj këtu deputetin Flamur Hoxha që përcolli mesazhin e kryetarit të opozitës z. Lulzim Basha por dua gjithashtu që ,në emer të te përndjekurve politikë antikomumunistë të Shqiperisë ti bëj thirrje ti përcjellë z. Basha kërkesën tonë të përseritur për tu distancuar nga hibridi komunist sido që ti ofrohet ai dhe për të pastruar partinë e tij nga djemtë e papenduar të etërve xhelatë komunistë.
Në përmendem sot si çdo vit këtu, faktin që kryeministër i vendit është biri i një prej vrasësve të Havzi Nelës, por shumë të ngjashëm me të ,djem të papenduar të etërve xhelatë ka edhe në PD, madje ne drejtimin e sajë. Nuk ka asnjë kuptim nderimi i Havzi Nelës dhe martirve të tjerë antikomunistë kur ke në krahë vrasësit dhe bijtë e tyre të papenduar, në rastin me oportun kjo është pjesëmarrje në marrjen peng të lirisë, demokracisë dhe heronjve të tyre .
Megithëkëto ne nuk kemi ndërmend të dorëzohemi e të mos kërkojmë e përpiqemi të vemë në vend drejtësinë, për Havzi Nelën dhe të gjithë martirët tanë antikomunistë dhe për këtë jemi gati të përballemi me hibridët komunistë ,me çfarëdo maske e strategjie që të na vijnë për të na grabitur idealet dhe heronjtë tanë .
Nderim në jetë të jetëve veprës ,qëndresës dhe sakrificës së Havzi Nelës !
* Kryetar i Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë .
Fjala në Kukës në 33 vjetorin e varjes së Havzi Nelës
10.09.2021