Haradinaj: Sovranitetin do ta mbrojmë me çdo çmim!

Kryeministri i Kosovës Ramush haradinaj i është drejtuar befas me një thirrje, popullit të Kosovës: “Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim.”
Deklarata nga Haradinaj është bërë para pak minutash në Fb dhe ka ardhur në një kohë kur autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar hyrjen, Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin. Kërkesa e Vulinit është refuzuar “sepse qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës. Nuk ka çfarë të kërkojë në Kosovë, ministri i Mbrojtjes, Vulin, derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, tha këshilltari i Ministrisë së Jashtme, Jetlir Zyberaj.
Qeveria serbe nuk ka reaguar ende. Sipas mediave serbe,Vulin me një delegacion të ushtrisë serbe, kishin planifikuar të vizitonin Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut.
Por, Vulin nuk është pari zyrtar serb që i ndalohet hyrja në Kosovë. Listën e kryeson ultranacionalisti Vojisllav Sheshel dhe i është shtuar edhe edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç.