Halli i PD nuk është kryetari !!!

Nga Nebil Çika
Kam vite që them se mungesa e një ideologjie dhe filozofi të djathtë politike është problemi me i madh i PD –së brenda dhe jashtë vendit .
Sot PD po vuan këtë paqartësi ideologjike veçanërisht ne marrëdhëniet ndërkombëtarë , Njohja e zgjedhjeve dhe njëanshmëria e administratës demokrate ne SHBA para dhe pas tyre është e qartë dhe kulmon me shpalljen “non grata “ te liderit te saje historik Sali Berisha një goditje politike e jashtëzakonshëm për PD .
Personalisht kam qene i qartë qe kjo do të ndodhte dhe kam qenë i vetmi qe kem reaguar që në korrik të vitit 2016 duke e konsideruar një “gabim te madh” të Bashës praninë e tij konventën demokrate qe zgjodhi Hillari Klinton kandidate për president përballë Donald Trump , Ne ketë konventë ishin te pranishëm edhe Meta , Majko e Xhaka dhe gjithe internacionalia socilste, por këta ishin në linjën e tyre ideologjike Basha nuk duhet te ishte atje por në Konventën Republikane të zhvilluar një javë më parë .
Pata disa replika there me miq të mije gazetarë për ketë çështje por që koha me dha mua te drejtë .
Ne se PD do te ishte orientuar djathtas ideologjikisht siç është edhe baza e elektorati i sajë Presidenca Trump do të kishte ndikuar në ngritjen e forte te sajë ,sic ndodhi me Nea Dhimokrtia ne Greqi ,qe i fitoi te gjitha pushtetet. Por Miçotaqis ishte tek Trump, jo tek Klinton .
Miq të mi politikan të PD gjate Presidencës Trump e kundërshtonin këtë argument timin me faktin qe “Trump nuk beri asgjë kundër regjimit te Ramës” por un li kam thënë atëherë dhe e them edhe tani se republikanet amerikane nuk shohin dot ndonjë dallim te dukshëm midis PS e LSI dhe PD kur ti shkon e mbështet publikisht kundërshtarët e tyre politik ne SHBA. Është e thjeshtë . Në se ti bëhej me armikun tim nuk je miku e aleati im . Prandaj administrata Trump nuk kishte kë te zgjidhte nga partitë politike ne Shqipëri pasi te gjitha ishin alete te kundërshtarëve te tyre demokrate .
Tani vijmë tek administrata Biden dhe marrëdhënia e PD me të . Ata janë ideologjikisht te majte ndërkohë qe linja komuniste brenda tyre është forcuar shumë ndërmjet tre partive politike ne Shqipëri ata do te zgjedhin at qe janë te majte te deklaruar me komuniste se te tjerët qe pa dyshim është PS , trashëgimtare politike , juridike dhe gjenetike e PPSH. Ata kane zgjedhe te mbështesin e ne funksion te forcimit te sajë te shkrinë LSI ndërkohë që ndaj PD ushtrojnë presion për ta mbajtur larg pushtetit . Pse duhet te përkrahin kriptokomunistët kur kanë në dispozicion komunistët e deklaruar ?!
Nuk jam i kënaqur që doli fjala ime dhe qëun kisha te drejte, përkundrazi :jam i deshperuar, por po shohim se ende debati ne PD dhe rreth sajë i shmanget kësaj analize që për mua është edhe e vërteta e madhe e dështimit politik e elektoral të PD. Në Shqipëri janë në gare tre parti te majat me diferenca të vogla ideologjike midis tyre por nuk ka asnjë parti te djathtë . PD ne 30 vjet është votuar nga elektorati i djathtë si e keqja me e vogël status politik e elektoral qe nuk mjafton me . Deri ne zgjedhjet e 2005 ,ka mjaftuar retorika antikomunistë e Berishës që votuesit e djathtë te lindur e rritur ne diktuare te justifikonin apo mashtronin veten e ta votonin atë. PD ka kohe qe ka hequr dore edhe nga retorika antikomuniste . Por sot ata që linden ne 1991 janë 30 vjeç . Ata bëjnë diferencën ne rezultatin zgjedhjeve dhe nuk ngopen me luge bosh e as e hanë më sapunin për djathë ,gjë qe reflektohet edhe ne dështimet e përsëritura te PD . Deklarimet propagandistike qe PD është parti e qendrës së djathtë zhvleftësohen par aksionit te saje te majte , dhe një nga me domethëniet është miqësia dhe aleanca e saje me demokratet amerikanë . Por edhe me te djathtën evropiane ka te njëjtat probleme . Ne cilësinë e kryetarit të të përndjekurve politike antikomuniste te Shqipërisë i kërkova dikur njërit prej bashkëpunëtorëve të afërt te saje , ti kërkonte Kancelares Merkel, të ushtronte ndikimin e saje me synim që PD te vinte në linjën ideologjike të CDU dhe PPE. “Po kërkoni shumë” – më tha duke me lëne te kuptohet qe kjo është e pamundur.
Tani ,PD ka kulmin e radhës të një krize që nuk ka lindur sot dhe qe nuk ka lidhje me individët në krye të sajë por filozofinë politike dhe me ngjizjen e saje si një hile politike e elektorale për te djathtën. Misioni i sajë që luminizmit ti hajë mishin po kockën t’ia ruaj ka përfunduar pasi ata e kanë çimentuar pushtetin e tyre politik e ekonomik ne Shqipëri . Për te mbijetuar asaj do ti duhej te behej e djathtë gjë që me sa duket nga zhvillimet e fundit nuk e ka ne agjende askush prej atyre që po pretendon te mare drejtimin e saje por edhe po ta ketë nuk i shosh askujt këllqet e duhura . Halli i PD nuk eshte kush do jete kryetari , por shume më i thellë e me i rëndë. Me sa duket rënia e lire do të vazhdojë dhe ata qe do ta vuajnë gjatë janë shqiptarët shumica e tyre sidomos ata qe arrijnë ta perceptojnë qartë rrezikun njerëzit e lirë. Për militantet logjika nuk funksionon .