Guvernatori Sejko : Ekonomia i rikuperoi pasojat nga tërmeti dhe pandemia,por çmimet do tërmetin

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dha mesazhe pozitive në lidhje me të ardhmen e ekonomsië së vendit në një periudhë afatmesme. Gjatë konferencës së pasdites së sotme, Sejko tha se ekonomia i ka rekuperuar humbjet e pësuara për shkak të tërmetit dhe gjatë pandemisë. Sipas tij, gjatë periudhës prill-qershor 2021, ekonomia e Shqipërisë u zgjerua me 17.9 për qind.

Guvernatori tha se kontributin më të madh në rritjen ekonomike e kanë dhënë sektori i ndërtimit si edhe industria, gjë që është pasqyruar edhe në treguesit e papunësisë, të cilët janë ulur gjatë kësaj periudhe duke zbritur në 11.6 për qind.

“Patwm 17.9% rritje ekonomike në 3 mujorin e dytë. Janë rikuperuar tërësisht humbje te tërmetit dhe pandemisë. Rritja pasqyroi zgjetrim të aktivitetit ndërtues industrial. Rritja e aktivitetit ekonomik ka filluar të pasqyrohet në aktivitetin e punës. Prespektiva ekonomike mbetet pozitive. Rritja ekonomike do të vijë në vazhdim. Rritja ekonomike përkon edhe me parashikimin e BSH. Rritje ekonomike në 2 muajt në vijim në 7-8%. Këtë vit do kemi rritje të mirë ekonomike pavarësisht krizës energjetike që është paralajmëruar. Më pas do kemi rritje më të ulët”, tha Sejko

Inflacioni në muajt gusht dhe korrik është rritur dhe rrezikon të rritet edhe në vijim varësisht çmimeve që do të jenë në tregje botërore. Sejko nënvizoi se edhe presionet inflacioniste të gjeneruara nga ekonomia e brendshme paraqiten rritje.

“Ndonëse rritja ekonomike rezultoi më e shpejtë dhe niveli i nflacionit më I lartë se parashikimit. Inflacioni në gusht dhe korrik ka ardhur në rritje karahasuar me 6 muajt e fundit. Çmimet e lëndëve të para të ushqimeve dhe produkteve kanë njohur në rrtje të shpejtë gjatë muajve të fundit. Projeksionet aktuale flasin për një normalizim të situatës gjatë vitit të ardhshëm. Ecuria e çmimeve të produkteve energjetike vijon të mbetet në veëmendje të bankave në të gjithë botën. Presionet inflacioniste të gjeneruara nga ekonomia e brendshme paraqiten rritje. Kjo rritje vjen edhe nga rritja e pagave dhe punësimeve. Ecuria e inflacionit rrezikohet nga ecuria e çmimeve në tregjet botërore. Rreziqet janë rivendosja e kufizimeve, rimëkëmbje më e ngadaltë e investimeve dhe konsumit si edhe një shtrëngim më I shpejtë I kushteve monetare. Rritje më e shpejtë dhe më e qëndrueshme në kohë në tregjet botërore. Skenari i fundit po merr rritje të çmimit të naftës dhe gazit në tregje botërore”, tha Sejko.

Sejko bëri një panoramë të situatës ekonomike në vend, teksa theksoi se nëse rritja e çmimeve e paralajmëruar do të jetë më e fortë, Këshilli Mbikëqyrës do të rishikojë politikën monetare.

“BSH vlerësoi se politika monetare aktuale është e përshtatshme. Nuk e kemi ndryshuar normën e interest dhe të interest të kredive 1 ditore. Politika monetare do ndryshojë varësisht situatës së çmimeve”, nënvizoi më tej guvernatori i BSH. /Be.Ko/ abcnews.al

 

Ekonomi
Banka E Shqipërisë
Gent Sejko