Shpikën dosjen Ruse, tani do pëballen me drejtësinë, McCabe i pari në listë

Fox News
Departamenti amerikan i drejtësisë refuzoi kërkesën e apelit të ish zv drejtorit të FBI McCabe’s dhe prokurorja Jessie Liu rekomandoi vijimin e punës me përgatitjen e aakuzave.
Fox News duke ju referuar burimeve raporton se McCabe, apeloi vendimin e prokurorit të Ushingtonit por zëvendës ministri i drejtësisë Jeffrey Rosen refuzoi apelin.
Akuzat potenciale, janë të lidhura me raportin e inspektorit të përgjithshëm të departamentit të drejtësisë në mbi rolin e McCabe dhe deklaratat e tij për hetimet e kryera ndaj Hillary Clinton.
McCabe punoi për 21 vite në FBI dhe u bë drejtor në detyrë i saj, i emëruar nga Presidenti Trump pas pushimit nga puna të drejtorit James Comey.
Më vonë ministri i drejtësisë Jeff Sessions e pushoi atë nga puna në marsin e 2018 pas publikimnit të raportit të inspektorit të përgjithshëm të ministrisë së drejtësisë, raport në të cilin McCabe thuhet se kishte gjënjyer në lidhje me përfshirjen e tij në nxjerrjen e një sekreti tek The Wall Street Journal në lidhje me hetimety e FBI për fondacionin Clinton.
Raporti i mësipërm bën fajtor McCabe për rrjedhje të informacionit tek reporter i Wall Street Journal Devlin Barrett, i cili në 30 tetor 2016 publikoi artikullin me titull “sherr brënda FBI ne lidhje me hetimet për Hillary Clinton.”
Ky artikull i shkruar pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, fokusohej në shpalljen prej vetë FBI-së se kishte rihapur hetimet për Clinton pasi kishte gjetur me mijëra email të saj në një laptop në pronësi të ish kongresmenit democrat Anthony Weiner, i cili njëkohësisht ishte dhe burri i njeriut më të afërt të Clinton, Huma Abedin.
Sipas artikullit të WS Journal, një zyrtar i lartë i FBI-së i kishte shprehur McCabe pakënaqësinë që agjentët po vijonin të hetonin fondacionin Clinton dhe se McCabe kishte mbrojtur autoritetin e agjentëve për të vijuar në këtë çështje.
Sipas raprotit të inspektorit, rrjedhja e informacionit konfirmoi egzistencën e hetimeve, të cilat deri në ato momente Comey kishte refuzuar ti bënte.
Sipas raportit të inspektorit, McCabe ishte karakterizuar nga mungesa e sinqeritetit në bisedën me Comey në momentin kur i tha se nuk kishte autorizuar nxjerrjen e informacionit dhe se nuk e kishte indenë se kush e kishte kryer këtë akt.
Sipas raportit ai kishte qënë jo i sinqertë kur ishte pyetur në shumë raste nga agjentë të FBI pas bisedës së mësipërme.
McCabe ka mohuar çdo veprim të paligjshëm që i atribuohet në raportin e inspektorit të përgjithshëm, duke e cilësuar këtë raport si të padrejtë edhe në rastet kur raporti përmend karakterizim që mund të jetë në favor të tij.
Muajin e kaluar McCabe hodhi në gjyq FBI dhe departamentin e drejtësisë në lidhje me pushimin e tij nga puna duke argumentuar se largimi i tij nga puna është pjesë e planit të Trump për të larguar nga drejtimi i ministrisë së drejtësisë të të gjithë personave të perceptuar si jo besnikë ndaj tij.
McCabe në akuzë argumenton se dy zyrtarët përgjegjës për largimin e tij nga puna— drejtori i FBI Chris Wray dhe ministri Sessions — krijuan një pretekst për ta detyruar të largohet në përputhje me dëshirën e presidentit.
Zyrtarisht motivi për largimin e tij nga puna është keqinformimi i hetyesve në lidhje me përfshirjen e tij në rrjedhjen e informacionit në media, por McCabe thotë se arsyeja e vërtetë është “refuzimi i tij për të lidhur besën me një njeri të vetëm”
McCabe është sulmuar nga Trump përpara se ky të bëhej president, në vjeshtën e 2016, pasi u publikua fakti që gruaja e tij kishte pranuar financime nga një grup lobimi i lidhur me ish guvernatorin e Virxhinias Terry McAuliffe, gjatë tentativë së këtij të fundit për tu zgjedhur senator.
McAuliffe është një aleat i afërt i Bill dhe Hillary Clinton, kjo e fundit në atë periudhë e hetuar mbi përdorimin e një email-serveri personal në një kohë kur ishte ministre e jashtme.
Pas pushimit nga puna McCabe u punësua prej CNN, dhe Trump cilësoi si “të turpshme”
CNN nuk ju përgjigj kërkesave pëër koment në ditën e enjkte në lidhje me këtë ngjarje.