Grupi i PD – Basha: Dorëheqja e Visho Ajazit, presion politik i Ramës

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se dorëheqja e kreut të SHISH Visho Ajazi Lika ka ardhur si pasojë e presioneve politike.
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Basha tha se “SHISH prej 2 vitesh është halë në sytë e narkotshtetit dhe të Edi Ramës, pasi ka hartuar raporte që policia është e përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e dorgës”
Basha: Edhe unë kam konstatuar të njkëjtën gjë, mundësinë e presioneve ndaj kreut të dorëhequr të SHISH. Nuk kam informacione konkrete, por një gjë është e sigurt, një shërbim informativ që harton raporte për përfshirjen e policisë, e krerëve të policisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës sic ka bërë SHISH prej 2 vitesh është halë në sytë e narkotshtetit dhe të Edi Ramës, ndaj nuk mund të ketë konkluzion tjetër përvec presionit politik.
Kjo tregon që narkoshteti është na panik total dhe po bën gjithçka për të mbyllur aferën e Tahirit, por e kundërta do të ndodhë, kësaj afere do ti shkohet deri në fund. Saimir Tahiri nuk do ti shpëtojë drejtësisë, kjo është e sigurt. Bota perëndimore nuk do ta lerë Shqipërinë në këtë betejë jetike për të përmbysur kupolën mafioze në pushtet. Nuk do lejojë që Shqipëria të kthehet në një narkoshtet të sunduar nga bandat, ndaj jo vetëm kjo çështje nuk do të mbyllet, por të tjera do të hapen në ditët në vijim.
Po ashtu Basha përsëriti kërkesën që kryeministri Rama mos ushtrojë presion ndaj Prokurorisë në lidhje me Saimir Tahirin. Sipas kryedemokratit, ish-ministri i Brendshëm nuk do ti shpëtojë drejtësisë.
Basha: Kërkesa jonë e pandryshuar që ka edhe mbështetjen e të gjithë botës perëndimore është që Rama të mos ushtrojë poresion ndaj prokurorisë dhe mos përdorë imunitetin parlamentar për të mbrojtur Tahirin nga kërkesat e drejta të Prokurorisë. Tahiri duhet të arrestohet. Përdorimi i imunitetit parlamentar për të ndaluar arrestin e Saimire Tahirit bëhet vetëm për të mbrojtur atë dhe bashkëpunëtorët e tij duke përfshirë Edi Ramën.