Grida Duma….

Nga Qamil Gjyrezi

Kam disa vite që kontriboj në media me opinione dhe në asnjë shkrim timin nuk kam sulmuar pa argumenta ose mbrojtur, përsëri pa argumenta kryesisht politikanët.
Së pari kam dëshirë të jem vetë pjesë e politikës dhe së dyti të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e politikës duhet të marrin përsipër “riskun” e sulmeve politiko-mediatike të ndryshme nga konkourrentë dhe kundërshtarë brënda llojit dhe nga konkurrentë dhe kundërshtarë të forcës politike kundërshtare ose konkurrente. Në kohën moderne gadi para 20 viteve në debatin Berisha-Pollo, por tamam para 15 viteve në debatin Nano-Rama filloi lufta politike brënda llojit ose Bio-politika, e cila nganjëherë është më e vështirë dhe e komplikuar se ajo me kundërshatrët politikë.
Në realitet personalisht mbroj dhe përkrahi ata politikanë që përfaqësojnë vlera për të ardhmen dhe integrimin tonë. Një ndër këto personazhe është edhe deputetja e P.D.-së Zonja Grida Duma. Grida falë intelektit dhe guximit mediatik dhe politik ka aftësi të shkëlqyera për të mbrojtur vehten me argumenta dhe për të sulmuar kundërshtarin politik përsëri me argumenta. Një shembull tipik ishte debati mediatik me ish-ministren e arësimit Nikolla, ku Grida falë artikulimit të shkëlqyer e vuri me “shpatulla për muri” ish-ministren Rilindase.
Të njëjtin komunikim Grida ka zhvilluar edhe në debatet tjera publike në media dhe në elektorat. Gjuha politike e Grida Dumës është tipike post-moderne pro-perëndimore. Forma politike të cilën përdorë Grida është “sunduese” në Europën perëndimore. Prandaj sulmohet zonja Duma nga konkurrentë në P.D. dhe kundërshtarët politikë. Filozofia e saj politike është tipike pro-perëndimore dhe shumë dinamike.
Sic duket sulmet për Gridën kanë filluar brënda llojit dhe nga konkurentët e saj politikë. Në këtë muaj do të zgjidhen sekretarët dhe N/kryetari i P.D-së. Mendoj se Grida duhet të ketë një pozicion të rëndësishëm në P.D., mbasi i plotëson të gjitha kushtet në formë dhe përmbajtje si liberal-demokrate me të ardhme.
Po sjelli edhe një shembull nga Kuvendi kombëtar në pranverë i i P.D.-së vitit 2018.
Një politikan i lartë i Partive Popullore Europiane deklaroi vlerësimin maksimal për Lulzim Bashën, Genc Pollon dhe Grida Dumën, për profilin e tyre të lartë politik pro-perëndimorë.
Prandaj i shkruajta këto pak rreshta në mbështetje të profilit pro-perëndimor dhe kontributut politik të Zonjës Duma.
Grida ka një aftësi të cuditshme për tu vet-mbtojtur me argumente. Për përzgjedhjet në nivelet e larta politike, janë legjitime institucionet politike të P.D.-së të zgjedhura nga Kuvendi i fundit kombëtarë dhe Këshilli kombëtar i P.D.-së.
Mendoj dhe shpresoj se P.D. këtë herë do të përzgjedhi ato politikanë të cilët do të jenë edhe e ardhmja jonë integruese.