Grekët votojnë për parlamentin, Micotaqis favorit

Grekët votojnë sot për të zgjedhur parlamentin e ri, me një opozitë të qendrës së djathtë që po e sfidon fort qeverinë e majtë.
Partia Demokracia e Re e Kiriako Micotaqis shpreson t’i japë fund qeverisjes mbi katërvjeçare të kryeministrit Alekis Tsipras të partisë Syriza.
Z. Tsipras i shpalli zgjedhjet e parakohshme shumë shpejt, pasi humbi në zgjedhjet evropiane në maj.
Qendrat e votimit u hapën në orën 7. Këto janë zgjedhjet e gjashta në Greqi që nga kriza financiare globale në 20018.
Po çfarë afrojnë rivalët politikë?
Z. Micotaqis premton taksa më të ulëta, privatizim më të madh të shërbimeve publike dhe plane për të rinegociuar marrëveshjen me kreditorët e Greqisë, ç’ka të lejonte të investoheshin më shumë para në vend.
Z. Tsipras që erdhi në pushtet në vitin 2015, ka premtuar më shumë investime dhe së fundi ka rritur pensionet. Politikat e tij të investimit do të duhet të rinegociohen me kreditorët pasi vendi mbetet nën mbikqyrjen e Eurozonës./