Gramoz Ruçi vlerson diktaturen komuniste : “Ne kohen tonë  s’kishte drogë dhe krim”

Kur Gramoz Ruçi u zgjodh në krye të Kuvendit, te perndejkurit politik , PD dhe etje, ishin kundër këtij vendim duke theksuar se ai është një ish-zyrtar i regjimit të egër të Enver Hoxhës.
Po ashtu, u zgjuan edhe një herë akuzat ndaj tij për ngjarjen e rëndë të ndodhur në 2 prill të 1991, ku 4 të rinj u vranë në Shkodër.

Në këtë kohë, ministër i Brendshëm ishte pikërisht Gramoz Ruçi, për të cilën u ngritën akuza se kishte qenë ai që kishte urdhëruar të qëllohej mbi turmën që protestonin.

Por duket se edhe kur kanë kaluar shumë vite nga koha e diktaturës, kreu i Kuvendit ka nostalgjie për atë sistem dhe këtë nuk ka hezituar ta shpreh ditën e sotme në një takim me gazetarët në ditën e Europës.

Duke folur për drogën dhe prostitucionin, Ruçi është shprehur se në kohën e regjimit nuk kishte fenomene të tilla.

“Ndonjëri mund të më quajë nostalgjik por në atë sistem nuk kishte as drogë, as kriminalitet, as korrupsion dhe asnjë nga të gjitha këto fenomene. Ne bëmë zgjedhjen tonë ose të rrëzonim diktaturën dhe Shqipërinë ta hapnim ose të rrinim ashtu. Dhe këto fenomene nuk i sollën shqiptarët, ato i gjetëm mes europianëve” u shpreh Gramoz Ruçi.

Duke folur për skepticizmin që ka Holanda për çeljen e negociatave me BE, Ruçi thotë se ishin ata të parët që drogën e kanë legalizuar në vendin e tyre.

“nëse qenka hashashi një fenomen i keq, janë holandezët të parët që e kanë ligjëruar në vendin e tyre”., -është shprehur.

Deklaratat e Ruçit janë skandaloze, jo vetëm për pozicionin që mban ai, kryetar Parlamenti, por për vetë regjimin e egër të Enver Hoxhës, duke mijëra janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë të zhdukur.