Grabitja  në Rinas, ja cfare ndodhi

Është zbardhur e plotë e gjithë dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Rinas kur u grabit një sasi e konsiderueshme parash  që po transportoheshin me linjës Austrian Arlines drejt Vienës.

Sipas burimeve të Syri,net, avioni do të nisej për në 15.05 për drejtim Vienën dhe kishte në bord 160 pasagjere.

Gjithçka ka ndodhur në momentin kur makinat Cargo kanë qenë duke kryer transportin e valixheve për në bordin e avionit.

Në këtë moment katër persona të cilët zbritën nga furgoni janë afruatr dhe ngritën armët e zjarrit në ajër.

Të pranishmit nuk kanë kuptuar asgjë dhe kanë kujtuar se kanë të bëjnë me një operacioni trajnimi të zakonshëm testimi policor/

Grabitësit kanë pasur me vete tymuese dhe armë zjarri ndërkohë që mbanin veshur rroba ushtarake kamuflazhi.

Në pistë në këtë moment nuk ka pasur kamera survejimi.

Gjatë momentit të largimit grabitësit janë ndeshur me FNSH e cila pasi ka marrë sinjalizimin është ndeshur me furgionin, ku kanë qëlluar në kokë një nga grabitësit.

Bashkëpunëtorët e tij e kanë braktisur trupin dhe kanë tentuar të djegin furgonin dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë një tjetër makinë është gjetur në Kamëz e cila po analizohet nga grupi hetimor

Ndërkohë që në furgonin e gjetur të braktisur janë gjetur armët dhe rroba kamuflazhi, por nuk janë gjetur paratë.