Grabitja në Krujë, biznesmeni: 10 persona më prenë gishtin dhe morën 100 mijë euro

Nazmi Çangu, biznesmeni nga Nikla i cili ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të sotëm ka deklaruar se 10 persona të maskuar e kanë lidhur dhe i kanë prerë gishtin.

Pasi Çangu ka rënë pa ndjenja, grabitësit kanë marrë nga banesa 8 mijë euro dhe çdo gjë tjetër që ka qenë në kasafortë, përfshirë edhe flori. Vlera totale e sendeve dhe parave që kanë marrë nga banesa përllogaritet deri në 100 mijë euro. Çangu ka mundur të dallojë që njëri nga grabitësit ka qenë i veshur me uniformë policie.

Ai është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Çangu ka një biznes në fushën e mobilerisë në Krujë., Çangu nuk njihet si problematik në zonë dhe nuk ka pasur konflikte në të shkuarën. /Abcnews.al