Grabitja e pronave,krimi më i madh se çdo kanabizim

Nga Indrit Vokshi
Krimin e kemi Fe Zyrtare. Pse?
Jo prej kanabisit, jo.
Po haja një limon e po ndiqja parlament. Foli Fatmir Mediu mbi pronsinë. Shumë saktë. Më saktë se kushdo aty. Pas tij foli një Bitri. Tha “Partitë, si e majta si e djathta janë dakortsuar që 7501 të mos preket. Kështu që çfarëdo të thotë ndonjë deputet (e kish’ për Mediun) 7501 mbetet në fuqi”. Ku konsiston krimi? E majta ka interes prej ktij ligji se thelbi i t’majtës është shpronsimi, grabitja e tokës. Sipas tyne toka iu takon atyne që e kanë punuar, se ata janë munduar. Po familja pronare që e kishte para shtetzimit a nuk është munduar ajo për ta blerë? Vetëm mundi i atyne që punun në koprativë respektohet? Kurse e djathta nuk ka lidhje me 7501. E djathta respekton mundin, punën shekullore për ta ble atë pronë, respekton legalitetin. Nuk është e djathtë një parti e cila e pranon 7501. Të djathtë të bën principi, vlerat dhe modeli ekonomik-instirucional që ti mbron, jo retorika kundër Enver Hoxhës. Hoxhën e kanë sha edhe t’majtët. Mirpo ne se kemi problem ketë padrejtësi. Ne jetojmë me 7501. S’kemi turp. Na e bluan ndërgjegjia pa problem këtë gur. Jemi shoqëri që jetojmë me plaçkitjen e gjese së tjetrit. Ky pra është krimi më i madh se çdo kanabizim: E dinim shumë mirë se kujt i përkasin pronat, mirëpo bëmë ligj për t’ia dhënë dikujt tjetër, tash kemi edhe pakt që ligjin grabitës të mos e prekim. Dhe e diskutojmë këtë publikisht, pa problem, si diçka normale. Çfarë prove tjetër duhet për t’u bindur se krimin e kemi bërë Fe Zyrtare?