Goditet grupi i Ergys Dashit në Itali/ 11 të arrestuar për trafik droge në Torino, mes tyre edhe shqiptarë 

 

Policia italiane ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Itali ndërsa janë arrestuar 11 persona.

Mësohet se mes personave që kanë rënë në pranga janë edhe disa shqiptarë. Sipas medieve italiane një nga krerët e këtij grupi është Ergys Dashi, i cili u vra në janar te vitit 2022. Ndërkaq të arrestuarit janë italianë, shqiptarë dhe polakë

Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Policia sekuestroi 80 kg kokainë dhe 7 kg kanabis. Droga kishte si destinacion Zvicrën, Sllovenin, Holandën dhe Gjermaninë. Droga e sekuestruar nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 4.5 milionë eurove.

Ergys Dashi u vra mbrëmjen më 22 janar , teksa ishte duke darkuar në një nga restorantet e Guayquailit në Ekuador.

Organizata kriminale ku ai bënte pjesë trafikonte drogë në Bolivi, Spanjë dhe Shqipëri.

“Vlerësohet se për këtë trafik droge ai përfitonte nga 70.000 deri në 90.000 dollarë në muaj”, shkruanin mediat ekuadoriane.