Gjyqi “partizan” le në burg 11 të arrestuarit e Kukësit. Basha: Rama ka privatizuar shtetin por jo gjithë popullin

Gjykata ne terrorin shteteror vendosi sot të konfirmojë masën e arrestit me burg për 11 nga 23 të ndaluarit e protestës së fundjavës së shkuar, kundër tarifës 5-22 euro për kalimin në Rrugën e Kombit. Për 12 të tjerët, u dhanë masa më të lehta, dy prej tyre do të jenë në arrest shtëpie, ndërsa 10 të ndaluar me vetëm “detyrim paraqitje”.

Trupa e gjyqtarëve të Kukësit e zhvilloi seancën në Tiranë për shkak të mungesës së një mjedisi të përshtatshëm në Gjykatën e qytetit verior, për të patur në një sallë të vetme të 23 të ndaluarit. Seanca u parapri nga një situatë tensioni, ndërsa masat e sigurisë teper të larta te kujtonin kohen e diktaturës komuniste . Disa qindra forca policie rrethuan të gjithë zonën pranë Gjykatës së Tiranës, duke ndaluar dhe qarkullimin në aksin përpara Gjykatës.

Situata u acarua ndërsa deputetët e opozitës kërkuan të hyjnë në sallën e gjyqit, por nuk u lejuan nga forcat e policisë duke dhunuara dhe lindur kreunb e grupit parlamentar Edmond Spaho . Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho tha se “policët nuk na lejuan që të futemi brenda, ushtruan dhunë. Kanë rrethuar gjysmën e Tiranës për gjyqin, por nuk do ia dalë dot, nuk do ta lejojmë. Shikoni në cfarë gjendje jemi, jemi në shtetin diktatorial të Edi Ramës, por nuk ia del dot me dhunë, do përplaset me ne dhe qytetarët”, paralajmëroi zoti Spaho. Ishte më pas gjykatësja e seancës gjyqësore ajo që vendosi pjesmarrjen e një grupi deputetësh në sallë. Përballë gjykatës, familjarë të të ndaluarve dhe mbështetës së tyre ishin mbledhur për të protestuar dhe kërkuar lirimin e tyre.

Të 23 të ndaluarit akuzohen për “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtim të forcave të policisë”. Gjatë protestës të së shtunës, manifestuesit u përplasën me forcat e Rendit duke qëlluar dhe me gurë ndaj tyre, ndërsa i vunë flakën dhe shkatërruan plotësisht sportelet e pagesës së tarifës së parashikuar.
Pas vendimit të gjykatës, kryetari demokrat Lulzim Basha u shpreh se “e sotmja ka treguar para çdo shqiptari se Rama ka privatizuar shtetin në funksion të grabitjes së qytetarëve. Ka privatizuar Policinë, Prokurorinë, Gjykatën që sot dhunoi deputetët e opozitës në shkelje flagrante të ligjit. Po nuk mund të privatizojë dot popullin shqiptar. Rregjimet që i kundërvihen interesit publik, që përdorin dhunën kundër njerëzve, janë vetëm pak hapa para rrëzimit”, nënvizoi zoti Basha.

.