Gjykata Kushtetuese mblidhet sot për zgjedhjet e 30 Qershorit 2019

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot për të shqyrtuar zgjedhjet e 30 Qershorit. Pas marrjes së opinionit final të Komisionit të Venecias, “Kushtetuesja” ka njoftuar mbledhjen ditën e sotme, në orën 10:00.

Pritet që trupa gjykuese të marrë vendimin final për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, nëse ishin apo jo legjitime, shkruan abcnews.al.

Padia erdhi nga shoqata e bashkive të drejtuar nga Voltana Ademi qe kërkon pavlefshmërësinë e zgjedhjeve lokale, me argumentin se Presidenti i Republikës e anuloi dekretin për mbajtjen e tyre, ndërsa opozita i bojkotoi ato dhe në gjysmën e bashkive nuk kishte garë.