Gjykata e Apelit Shkodër: Bardh Spahia në liri!

Detyrim paraqitje dhe ndalim i paligjshëm. Ky është vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkodër për Ish-Deputetin, Bardh Spahia, që tashmë është liruar plotësisht. Deri më sot ai kishte masën e sigurisë “arrest shtëpie” , masë kjo e dhënë nga Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër.
Ndryshe, Ish-Deputeti Bardh Spahia ishte i akuzuar për tri vepra penale “kundërshtim i punonjësve të policisë”, “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “mosbindje ndaj punonjësve te policisë”.
Pala mbrojtëse përfaqësuar nga avokatët Ivi Kaso dhe Ledi Nurja hodhën poshtë akuzat e prokurorisë, ndërsa prokurori i Apelit, Brahim Dragjoshi e cilësoi të drejtë vendimin e shkallës së parë dhe kërkoi të lihet në fuqi masa “arrest shtëpie” por gjykata vendosi ta lirojë.