GJKKO,arrest ne burg për ish ministrin Lefter Koka 

 

Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish ministrit Koka.

Gjykata e posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit  ka pranuar kërkesën e Spak për masën e arrestit me burg apo per ish ministrin Lefter Koka .

Koka ka mohuar akuzat. Sipas tij ai ka respektuar ligjin dhe ka mbajtur qëndrim mohues përpara gjykatës.

“Kam respektuar vetëm ligjin”, mësohet të jetë shprehur Koka, i cili sipas SPAK ka marrë një rryshfet prej 3.7 milionë eurosh për inceneratorin e Elbasanit.

Seanca për Kokën nisi rreth orës 11:00, ndërsa kujtojmë se ish-ministri i mjedisit prej dy ditësh mbahej në ambientet e paraburgimit të komisariatit të policisë së Tiranës.

Koka u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK, pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit. Ai u prangos në shtëpinë e tij në Durrës dhe më pas u transferua në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

Sipas SPAK, Ministria nuk ka kryer veprimet e plota përgatitore për dhënien e koncensionit. Gjithashtu SPAK ka konstatuar se në rastin e këtij koncensioni është aplikuar procedura me negocim pa shpallje paraprake, kur këtë gjë e përjashton ligji.

Për këto shkelje,SPAK ka ngritur tre akuza ndaj ish ministrit, me të cilat do të njihet ditën e sotme. Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Posaçme u tha se ndaj ish funksionarit të lartë shtetëror ka ngritur akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit” dhe ate të “Pastrimit te parave”

Ndërkohë që burime bëjnë me dije se hetimet janë në vijim sa i takon inceneratorit të Tiranës dhe atij të Fierit.