“Gërdeci” -Reagon Fatmir Mediu: Rigjykimi nuk sjell asgjë të re, po kërkojnë të hedhin baltë ndaj meje

 

Një ditë pas dorëzimit të rekursit në Gjykatën e Lartë për çështjen “Gërdeci”, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dalë në një konferencë për mediat, për të sqaruar se kërkesa për rigjykim nuk sjell asnjë dobi.

Gjatë fjalës së tij, ish-ministri u shpreh se ngjarja tragjike e Gërdecit nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin e armëve.

Deklarata e Fatmir Mediut:

“Jam për të prezantuar qëndrimin tim në lidhje me SPAK dhe vendimit të Apelit që synohet rigjykimi në lidhje me tragjedin e Gërdecit. Dua të them se kjo kerkesë ka akte juridike në kundërshtim të plotë me Kodin Penal dhe se kërkesa për rigjykim nuk sjell asnjë dobi. Këto shkelje nuk kanë për qëllim drejtësinë. Propaganda manipulative dhe keqinterpretimi i fakteve kanë krijuar perceptimin se Ministri i Mbrojtjes është përgjegjës për atë ngjarje. Nuk kam reaguar, por duket se i është krijuar terren çdo intriganti që të spekuloje. Janë fakte të pakundërshtueshme se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec. Nuk ka asnjë presion nga ana e ministrit. Të gjitha aktet kanë qenë pjesë e konsultimit të plotë me të gjitha nivelet. Pranë ministrit nuk është prezantuar asnjë shqetësim.

Kam dhënë dorëheqjen për cështje morale por aspak si fajtor i pasojave qe solli ajo ngjarje, akti i doprëheqjes ishte për shkak të respektit të viktimave, jam vendosur në dispocicion të hetimit 360 gradë si asnjë politikan tjetër duke kqyrur cdo dokument bankar apo cdo gjë tjetër ndaj meje dhe familjes time. Gjithashtu është përgjuar telefoni dhe jo vetëm. Nuk është e vërtetë që për këtë cështje nuk ka pasur gjykim, ka pasur gjykim dhe disa të tjerë janë shpallur fajtor.

Kërkesa për vazhdim gjykimi nuk mund të konsiderohet. Ajo çfarë SPAK sot kërkon dhe gjykata e apelit ka vendosur janë çështje që janë shqyrtuar nga Prokuroria e Përgjithshme në 2014 dhe nga Prokuroria e Tiranës në 2018. Në dy rastet prokuroritë përkatëse kanë refuzuar rihapjen e kësaj çështje dhe në vitin 2018 gjykata e Tiranës kanë lënë vendimin e Prokurorisë në fuqi..Cilido që nuk i do këto fakte është spekulant dhe abuzues. Këto vendime mund ti merrni pas konferëncës së shtypit për ti parë”, tha Mediu.