Genta Sula : “ Hero i Popullit”, titull komunist ,nuk ekziston me .Të rishikohen rast pas rasti dëshmorët e L2B

Kreu i Autoritetit mbi Informimin e Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit Gentian Sula Mara ka reaguar ndaj varjes ne bulevard te portreteve te “ “heronjve” komuniste nga qeveria . Kreu i dosjeve te sigurimit shkruan ne profilin e vete ne fb se Heroi i Popullit është nje titull partik qe pas rënies se komunizmit nuk ekziston me . Ajo bën thirrje qe e L2B heronjtë E L2B te verifikohen rast pas rasati dhe te mebet i tille ai qe ta meritoje .
Ja statusi i plote në fb i znj. Sula

Si burokrate qe jam, e nis nga “letrat”, dhe mesa shoh këtu titulli Hero i Popullit qenka ndryshuar ne demokraci me titullin Urdhër i Shqiponjës, sepse dikur ishte gjeneruar nga propozime partiake. Duket se ka shqetësim publik edhe për faktin se atëherë, si reference, u përdoren botime propagandistike apo te njëanshme te diktaturës, dhe propaganda sot duhej te ishte zëvendësuar nga analiza te reja bazuara ne dokumente.
Une mendoj se ne e kemi nje ligj per medaljet dhe nderimet ne RPSh, qe duhet te përdoret për ketë rast . Dhe gjithë ky debat për mënyrën e nderimit te heronjve te L2B dhe emrave te tyre te përveçëm, përveçse parimor, duhet te përkthehet ne veprime te institucioneve kushtetuese qe kane tager ne kete ligj. Keto te fokusohen ne iniciimin e proceseve rishqyrtuese dhe akteve administrative te mbeshtetura tek institucionente specializuara, per rishqyrtim dhe ri-emertese te titujve sipas ligjit, qe ndoshta marrin kohe, por jane te domosdoshme. Sepse keshtu i jepet kuptim dhe kontekst veprave dhe sakrificave qe gjithsecili ka kryer apo gjendet qe ka kryer permes provave dhe fakteve te paanshme. Nderkohe vlerat percaktohen me ligj si veprime me merite per te miren e shqiptareve, ne mbrojtje te te drejtave te njerezore, ne mbrojtje te sovranitetit kombetar, dhe lartesimin e emrit te Shqiperise ne Bote etj. Keshtu mund te frymezohen femijet tane dhe brezat qe vijne: vetem ne menyre te besueshme dhe te ligjshme.