Gazment Bardhi në Konferencë të jashtëzakonshme: Berisha po nxit delegatët të kryejnë veprën penale të shpifjes

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ish-Kryeministri Sali Berisha po shtyn drejt veprës penale të shpifjes demokratët që kanë firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit.

Në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur mbrëmjen e sotme në Selinë Blu, Gazment Bardhi akuzoi televizionin Syri Tv se është angazhuar në një fushatë të manipulimit të opinionit publik në interes të Berishës.

Sipas Bardhit, ky nervozizëm në radhët e mbështetësve të Berishës vjen si pasojë e transparencës që ka bërë sot PD duke lexuar emrat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit Kombëtar që kanë konfirmuar pjesmarrjen në 18 dhjetor.

Ndër të tjera, Gazment Bardhi e akuzon Berishën dhe Syri Tv se po përdorin demokratët si mish për top pa u shqetësuar se po i shtyjnë drejt veprës penale të mashtriit.

Flet Bardhi

Jam në këtë komunikim të detyruar në këtë orë të vonë përshkak se prej më shumë se dy orësh, një tv privat, Syri TV, për llogari të interesit personal të doktor Berishës, ka nisur fushatë manipulimi të opinionit publik, duke shprehur nervozizëm për transparencën e plotë që PD ka bërë sot për procesin e 18 dhjetorit, duke bërë publik emër për emër 5295 anëtarëve të kuvendit që kanë konfirmuar pjesmarrjen. Duke nxitur anëtarët e Kuvendit Kombëtar të kryejnë veprën penale të shpifjes. Po vijojnë të njëjtën strategji, t’i përdorin demokratët mish për top, pa i interesuar se po i nxisin të kryejnë vepër penale. Të vetmin lapsus e sqarova menjëherë. Vendosa në dispozicion të medias formularin e nënshkrua nga anëtari Xhuljano Guce. Ai e ka nënshkruar në një ambient me kamera. E mirëkuptoj Xhuljanon dhe ccdo anëtar tjetër që kanë qenë në presion, mund të jetë dhe në këtë moment për të thënë gënjeshtër publike. Formulari është këtu. Të thuash gënjeshtër për dëmtimin e PD-së ke kryer vepër penale. Paska ndodhur operacion i madh falsifikimi thotë tv në fjalë. Nervozizmi nga kjo transparencë dhe nga fakti që sot u provua ku qëndron shumica e kryesisë, anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe shumica absolute e Kuvendit Kombëtar, për fat të keq Berisha vazhdon të përdorë demokratët për mish për top.