Gazmend Bardhi -Berishës: Dole bllof! Ku i ke firmat për thirrjen e Kuvendit? Na kujtove kohën e Enver Hoxhës

Gazment Bardhi: Sali Berisha i di mjaft mirë rregullat si funksionon PD. Ajo që tha sot nuk ka lidfhje me statutin e PD dhe me funksionimin demokratik të PD. U provua në sy të opinionit publik se Berisha ka luajtur bllof me demokratët. Nuk ka arritur dot të mbledhë firmat. Nëse do të kishte mbledhur firmat e 1/4 të delegatëve ai e di mjaft mirë ku dorëzohen dhe si është procesi. Kjo është tallje e madhe me demokratet dhe sakrificën e tyrë. PD është institucion dhe ka rregullat e sdaj. Është fyerje e rëndë për ccdo demokrat që pretendohet se mbahen sekret anëtarët. Nuk ka fyerje e tallje më të madhe se ti thuasht ëdhënat e delegaëtve janë sekret. Apeli im është i qartë. Cilido që kërkon funksionim demokratik të PD-së do të duhet të ndjekë procedurën sipas statutit të partisë. Sali Berisha e di edhe më mirë se një demokrat i thjeshtë procedurën e mbledhjes së institucionve. Nëse nuk do të kishte luajtur bllofin, para një muaji tha mblodhi 80% pastaj 90%, diksush tjetër tha 110% . ndërsa sot thanë 60%. Procesi tregon se kjo ka qenë bllof dhe nuk janë mbledhur firmat e 1/4 për thirrjen e kuvendit. Nuk ka kuvend. Ku mund t’i verifikojë. Sekretari i përgvbjithshëm është institucioni që ka për detyre funksionim e partisë. Ju jeni përfaqësues të medias. Keni ndjekur qindra Kuvende kombëtare të PD-së. Ju e dini si është procedura. Kuvendi kombëtar ka më shumë se 7600 anëtarë të tij, për të nisur proceduren e mbledhjes duhet të firmosin 1/4 anëtarëve. Me pas vijon procesi në të gjitha institucionet deri në thirrjen e kuvendit. Prandaj statuti ka parashikuar një muaj kohë deri në thirrjen. Procedurat nuk bëhehen duke mbyllur demokratët në kasafortë. Nëse 1/4 kërkon thirrjen e kuvendit duhet të depozitohet kërkesa në organet statutore të PD-së. Këshilli Kombëtar nuk ka lidhje me këtë procedurë.

Kryesia e PD-së është zgjedhur nga Këshilli Kombëtar. Organizimi i partisë është e qartë përgjegjësi e kujt është. Nuk mundet që për hallet personale të PD-së të mblidhet. Nuk është problemi te statuti i partisë, pasi Berisha e njeh shumë mirë. AJo që u propozua sot nuk ka lidhje aspak me rregullat. I mbledh vetë, i verifikoj vetë, numëroj vetë, kujton kohën e atij që demokratët rrezuan para 30 vitesh. PD funksionon me rregulla të shkruara. E nisi me motivin për PD dhe e mbull me deklaartën e sotme për pushtet personal.